Aktualitet

Pamje nga selia blu,pas pastrimit mbërrijnë materialet e rikonstruksionit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 10/01/22 |
Opi Nion

Teksa kanë kaluar tre ditë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku protestuesit u futën në selinë blu duke shqyer dyert e thyer xhamat, në seli ka nisur puna për pastrimin e dëmeve të shkaktuara. Po ashtu në seli kanë mbërritur materialet e rikonstruksionit dhe xhamat e rinj.

Sikurse duket nga pamjet e mëposhtme po vijojnë punimet në ndërtesë pas dëmeve të shkaktuara nga protesta e së shtunës.

Si pasojë e përplasjeve selia e PD-së pësoi dëme në fasadë, por edhe brenda zyrave, siç tregoi për mediat kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po atë pasdite.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan të shtunën në seli për të larguar Lulzim Bashën,  pas Referendumit  të 18 Dhjetorit 2021 që votoi për shkarkimin e tij si kryetar i PD./Opinion.al

 

Pas