Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta në PD/Avokati i Popullit: Janë shoqëruar 59 persona, mes tyre 8 të mitur

2022/01/08 at 11:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Protesta në PD/Avokati i Popullit: Janë shoqëruar 59 persona, mes tyre 8 të mitur

Avokati i Popullit ka publikuar raportin paraprak të personave të shoqëruar sot nga Policia e Shtetit pas protestës së zhvilluar para selisë së Partisë Demokratike.


Në raportin paraprak thuhet se janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës 59 persona, nga të cilët 8 janë minorenë.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur sot me vëmendje dhe shqetësim protestën e zhvilluar në kryeqytet duke angazhuar në terren me disa masa e më pas në Komisariate e qendra spitalore, disa grupe monitorimi. Ndërsa e drejta e protestës është një e drejtë e garantuar, është shumë e rëndësishme që ajo të ushtrohet në mënyre paqësore e të shmangen veprime të dhunshme.

Grupi i monitorimit të Avokatit të Popullit ka qenë që prej orës 11.30, përreth zonës me qëllim verifikimin e problematikave që mund të lindnin apo shfaqeshin gjatë mbajtjes së kësaj proteste.

Përgjatë orës së parë të zhvillimit të protestës, në ambjentet përreth selisë së PD-së, situata ishte jo-problematike dhe karakterizohej nga lëvizje dhe përpjekje të

vazhdueshme të protestuesve për të hyrë në mjediset e brendshme të selisë por forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer veprime operative ndaj protestuesve.

Rreth orës 13.00 situata brenda perimetrit të selisë përshkallëzoi ndjeshëm dhe u konstatua një ndërhyrje e menjëhershme të forcave të Policisë së Shtetit për largimin e protestuesve si nga oborri i selisë ashtu edhe nga segmenti i unazës. Kjo ndërhyrje karakterizohej kryesisht nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit (i cili përbëhej nga një solucion me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë dhe me shkumë). Eshtë evidentuar një përdorim i lartë i gazit lotsjellës teksa Policia bllokoi perimetrin nga xhamia tek hotel “Dajti” si dhe urat lidhëse me pjesën tjetër të segmentit të unazës.

Gazi është përdorur në afërsi edhe të protestuesve të cilët nuk po ndërmerrnin veprime aktive ndaj forcave të Policise apo selisë së PD-së, nuk po tentonin të hynin me forcë në oborrin e brendshëm dhe nuk përbënin rrezik apo kërcënim për situatën. Përdorimi i gazit lotsjellës i gjeti protestuesit të papërgatitur dhe shumë prej tyre, të traumatizuar, kanë pasur të nevojshme marrjen e ndihmës mjekësore e cila u mundësua pas njoftimeve të qytetarëve. Një pjesë e punonjësve të Policisë nuk kanë pasur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit.

Pas shpërndarjes së protestueseve, segmenti i Unazës ka vijuar të jetë i bllokuar,

pasi përbënte skenë krimi dhe nga ana e forcave të Policisë është ndaluar hyrja e

lirë e çdo individi qofshin këta dhe punonjës të medias.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe raportimit të rasteve të dhunës, përfaqësues të Avokatit të Popullit inspektuan gjendjen në spitalet e kryeqytetit për të verifikuar praninë e qytetarëve të lënduar atje si dhe nëse atyre u ishte ofruar ndihma e duhur mjekësore.

Në Spitalin e Traumës po merrte mjekim shtetasi me inicialet A.H i cili ishte i plagosur në pjesën frontale. Pas kontaktit me këtë shtetas, ai pretendoi se ishte qëlluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në protestën e sotme. Për sa i përket mjetit zotëria iu referua si armë e cila qëllonte predhat e gazit lotsjellës.

Sipas informacionit zyrtar të marrë në këtë spital, kishte marrë mjekim edhe një shtetas tjetër me inicialet N.A, i cili ishte lënduar po në kokë dhe pas marrjes së trajtimit ishte larguar.

Pas verifikimeve në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza” rezultoi se kishin marrë trajtim për intoksikim me gaz lotsjellës 5 persona, ndër të cilët 3 femra dhe një punonjës policie mashkull. Njëra nga të lënduarat ishte punonjëse e medias.

Pasi kishin marrë trajtimin shëndetësor, gjendja e tyre ishte e mirë dhe ishin larguar nga spitali në momentin e verifikimeve.

Si përfundim, në spitalin Ushtarak dhe në QSUT kishin marrë shërbim në total 7 persona.

Ndërkohë pas konstatimit të një numri shoqërimesh të kryera nga Policia e Shtetit, institucioni i Avokatit të Popullit kreu verifikime të menjëhershme në të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës si dhe në Drejtorinë e Policisë.

Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6  dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë.

Ndërkohë sipas verifikimeve, 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre.

Të gjithë të shoqëruarit u kontaktuan nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit dhe nuk rezultuan prej tyre pretendime për veprime të dhunshme të kryera gjatë shoqërimit apo kohës së mbajtur në komisariate, por ata kishin pretendime se nuk kishin kryer veprime të dhunshme, por ishin shoqëruar vetëm për pjesëmarrje në protestë.

Grupet e monitorimit konstatuan disa parregullsi në mënyrën e plotësimit të regjistrave, apo në dhënien e kartës së të drejtave në momentin e shoqërimit.

Po ashtu u vërejt se numri i pergjithshem i të shoqëruarve ishte më i lartë se  kapacitetet akomoduese të dhomave të shoqërimit në disa Komisarite (Nr. 1 dhe nr. 3).  Masat anti-covid nuk respektoheshin.

Avokati I Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Ai është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.

Avokati i Popullit në përputhje me mandatin e tij kushtetues si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të individëve nga veprimet e administratës shtetërore, do të vijojë të monitorojë situatën në vijimësi”-thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.



Ju sugjerojmë

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt
-U tha në Opinion

“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt

18 Shtator, 2025 9:49 pm
PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn
-U tha në Opinion

PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn

18 Shtator, 2025 9:39 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 9 janar 2022

Mbi 100 viktima nga reshjet e shiut, moti i keq pritet të godas Ballkanin

Parashikimi i motit, 9 janar 2022

Protesta tek selia e PD, Rama fton demokratët në bashkëbisedim

Protesta tek selia e PD, Rama fton demokratët në bashkëbisedim
















TE FUNDIT

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
19 Shtator, 2025

Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit...

Lexo më shumë

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
19 Shtator, 2025

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë. Ngjarja ka...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Shtator, 2025

Dashi Marrëdhënia në çift do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe...

Lexo më shumë

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
18 Shtator, 2025

Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com