Një këngë iu është kushtuar Forcave të Armatosura Shqiptare. Videoklipi është publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”. Janë këngëtarët Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Saimir Braho që janë bashkuar në një projekt muzikor dedikuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Kryeministri Rama, krahas videos së publikuar shkruan se, kjo është edhe një ftesë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura.
“Mirëmëngjesi dhe me një videoklip të pazakonshëm, si ftesë për t’iu bashkuar Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij përbri videos.