Teksa në media qarkullojnë foto të dyerve të blinduara të selisë së PD, krydemokrati, Lulzim Basha vijon të mohoj marrjen e të tillave masave para mbajtjes së protestës së 8 janarit.
Gjatë një emisionin televiziv, Basha i cilësoi deklaratat për blindim të selisë “marrëzira”, teksa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se për përdor demokratët vetëm për interesa personale.
“Keni harruar që kemi edhe tanke, edhe snajper, marinsa, janë të gjitha marrëzira, është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen në një xhalo të tillë të servirur, ndërsa ata përballen me problem reale, ekonomike. Ai do ta kthejë PD-në në bunkier, përpjekja e një njeriu për ta marrë peng PD-në. Për t’i përdorur demokratët si mish për top, në zyrën time mund të vini për një kafe që nesër se është e njëjta që ka qenë. Çfarë ndodh në tarracën e PD-së ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar. PD ka një tjetër interes të jetë e hapur për demokratët. Edhe po të mos kishte mure PD-ja, ai do të ishte njeriu më i vetëm, edhe nëse ai sot do të ishte kreu i PD-së”, tha Basha./ Opinion.al