Sikurse ishte lajmëruar, një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit i janë drejtuar këtë mesditë selisë blu.
Në pamje shfaqet Aldo Bumçi që troket në derë por dyert janë sërish të mbyllura.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme Grupi i Rithemelimit të PD, shkoi në seli dhe nuk mundën të hyjnë brenda pasi dyert ishin të mbyllura.