Aktualitet

Humbin 2 adoleshente në Tiranë, kujdestarja dhe nëna denoncojnë në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 06/01/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka njoftuar se 2 vajza të moshës 17 dhe 18 vjeç kanë braktisur banesat e tyre këtë të enjte.

Referuar njoftimit të policisë një 17-vjeçare e strehuar në fshatin SOS, është larguar nga qendra. Kallëzimi për largimin e saj është bërë nga një punonjëse e “SOS” .

 “Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

Po ashtu nga shtëpia është larguar edhe një 18 vjeçare në Tiranë. Denoncimi në polici për këtë rast është bërë nëna e saj.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”./Opinion.al

Pas