Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 vjetori i Euro/Proces dramatik për Italinë dhe Greqinë

2022/01/01 at 11:16 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
20 vjetori i Euro/Proces dramatik për Italinë dhe Greqinë

Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Por për vendet e Evropës Jugore ajo solli mjaft probleme ekonomike.

Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali dhe Spanjë.

Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Ky ishte një hap i madh për Bashkimin Evropian dhe një thes i madh surprizash gjithashtu, sepse askush nuk mund të parashikonte me siguri se si do të ecte monedha e re.

Monedha e dytë pas dollarit

Euroja i dha fund dominacës botërore të dollarit. Por si valutë rezervë, dollari vazhdon të jetë pa diskutim numri një. Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rreth 59.2 për qind e të gjitha rezervave zyrtare të valutës në tremujorin e dytë të vitit 2021 ishin në dollarë amerikanë. Euroja renditet në vendin e dytë me 20.5 për qind.

Sa u përket transaksioneve ndërkombëtare të dy monedhat janë në të njëjtin nivel. Sipas të dhënave të organizatës SËIFT, kompjuterët e së cilës përdoren për të përpunuar pothuajse të gjitha transfertat globale, në tetor përmes rrjetit SËIFT janë transferuar afërsisht po aq para në dollarë amerikanë (39,1 për qind) sa në euro (38,1 për qind). Një vit më parë madje euroja ishte pak përpara dollarit.

Problem ekonomik për vendet e Evropës Jugore

Fuqia ekonomike e dymbëdhjetë vendeve që futën në përdorim euron në vitin 2002 është rritur që atëherë me gati 50 përqind. Por në shumicën e vendeve evropiano-jugore, megjithatë, rritja është shumë më e ulët se në veri. Kjo është e vërtetë edhe nëse nuk merren parasysh Luksemburgu dhe Irlanda, ku rritja ishte veçanërisht e fortë për shkak të sektorëve të financave dhe të IT në këto vende.

Portugalia, Greqia dhe Italia

Portugalia dhe Italia janë veçanërisht prapa. Dhe Greqia nuk ka shënuar pothuajse asnjë rritje ekonomike në këto 20 vjet. Arsyeja për këtë lidhet me borxhin e vendeve të eurozonës rreth dhjetë vjet më parë, si rezultat i së cilës ekonomia në shumë vende vende u tkurr. Ky proces ishte tepër dramatik sidomos për Greqinë dhe Italinë, të cilat duke mos pasur monedhë të vetën nuk mund ta zbusnin krizën duke zhvleftësuar monedhën venndase. Kriza e asaj kohe vazhdon të reflektohet në numrin e lartë të të papunëve në këto vende./Opinion.al

Etiketa: 20 vjeteuro

Ju sugjerojmë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh
Rajoni

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

11 Korrik, 2025 7:57 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bota

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

11 Korrik, 2025 7:19 pm
Para
Fier/Pranga tregtarit, ju gjetën 700 fishekzjarre dhe 300 kapsolla

Fier/Pranga tregtarit, ju gjetën 700 fishekzjarre dhe 300 kapsolla

Armë e dinamit në banesë, policia arreston një person dhe procedon një tjetër

Armë e dinamit në banesë, policia arreston një person dhe procedon një tjetër

2022/Të gjykojmë më pak të tjerët, të vlerësojmë më shumë pa patur zili

2022/Të gjykojmë më pak të tjerët, të vlerësojmë më shumë pa patur zili

TE FUNDIT

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
11 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të...

Lexo më shumë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
11 Korrik, 2025

Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u kërkoi atyre që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e...

Lexo më shumë

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
11 Korrik, 2025

Migrimi drejt Bashkimit Evropian e ka ngritur popullsinë e saj në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorë vitin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com