Një 48-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi është rrëzuar aksidentalisht mbi një bordurë.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “24 Maji” dhe viktima është shtetasi me inicialet G.M., 48 vjeç.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia e Vlorës./Opinion.al