Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Omicron nxit masa të reja kufizuese

2021/12/20 at 12:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi/ Omicron nxit masa të reja kufizuese

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, paralajmëroi një dimër të vështirë përpara, si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronaviusit.


Fauci tha se Omicron ka “aftësi të jashtëzakonshme për t’u përhapur” dhe se “po tërbohet nëpër botë”.

Varianti do të nënkuptojë “disa javë ose muaj të vështirë”, tha ai për transmetuesin amerikan NBC.

Fauci tha se situata në spitale do të jetë “shumë stresuese” nëse tendencat aktuale vazhdojnë, veçanërisht në zonat me nivele të ulëta vaksinimi. Ai përsëri u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vetëm rreth 61 për qind e amerikanëve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe 29 për qind kanë marrë edhe dozën e tretë apo përforcuese.

Omicron tani përbën rreth 3 për qind të rasteve në Shtetet e Bashkuara. Përqindja pritet të rritet me shpejtësi, siç ka ndodhur edhe në vendet e tjera.

Prejse është raportuar për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, Omicron është identifikuar edhe në dhjetëra vende të tjera, duke bërë që shumë prej tyre t’i rikthejnë kufizimet në udhëtim dhe masat e tjera. Holanda ka kufizuar tashmë punën e bizneseve, shkollave dhe vendeve argëtuese.

Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë në SHBA, Francis Collins, i tha transmetuesit amerikan CBS se numri i të infektuarve me Omicron do të rritet ndjeshëm në dy javët e ardhshme.

Collins tha se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për rëndimin e situatës dhe shtoi se presidenti Joe Biden do t’i shpalosë planet e reja kur t’i drejtohet kombit për pandeminë, më 21 dhjetor. Biden po ashtu pritet të përsërisë thirrjen për vaksinim.

As Fauci, as Collins nuk u kërkuan qytetarëve të vaksinuar amerikanë që t’i anulojnë planet e udhëtimit për festat e fundvitit, por thanë se njerëzit duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës në aeroporte, në aeroplanë, në trena dhe në autobusë.

Planet e tilla, megjithatë, mund të prishen nga kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit. Izraeli shtoi të hënën Shtetet e Bashkuara në listën e “ndalimit të fluturimeve”, duke u thirrur në shqetësimet për përhapjen e variantit Omicron.

Sipas masës së re, e cila hyn në fuqi më 21 dhjetor, izraelitëve do t’iu duhet leje e posaçme për të fluturuar drejt SHBA-së – njërin prej më shumë se 50 vendeve drejt të cilave qytetarët izraelitë nuk mund të udhëtojnë.

Këto vende përfshijnë edhe Belgjikën, Gjermaninë, Hungarinë, Portugalinë, Kanadanë, Zvicrën e Turqinë.

Në Shtetet e Bashkuara, dy senatorë amerikanë njoftuan tashmë se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Elizabeth Warren dhe Cory Booker thanë se janë të vaksinuar plotësisht, përfshirë edhe dozat përforcuese.

Gjermania, e cila tashmë ka një numër kufizimesh, përfshirë ndalimet për njerëzit e pavaksinuar në shumicën e vendeve publike, përjashtoi mundësinë e izolimit përpara Krishtlindjeve, por një grup këshillimor qeveritar tha të dielën se nevojiten urgjentisht masa të reja.

Omicron i ka dhënë një “dimension të ri” pandemisë, sepse “po infekton shumë njerëz në një kohë shumë të shkurtër dhe prek më shumë të shëruarit dhe të vaksinuarit”, thanë ekspertët.

Ata paralajmëruan mbingarkesë në spitale dhe shërbime shëndetësore, nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që t’i reduktojnë kontaktet e tyre me të tjerët, në ditët në vijim./ REL

Etiketa: covid-19Masat


Ju sugjerojmë

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

30 Korrik, 2025 1:28 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein

30 Korrik, 2025 1:27 pm
Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
Aktualitet

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

30 Korrik, 2025 1:09 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30 Korrik, 2025 12:50 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
Aktualitet

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

30 Korrik, 2025 12:46 pm
Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube
Bota

Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube

30 Korrik, 2025 12:43 pm
Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen 8 persona
Aktualitet

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen 8 persona

30 Korrik, 2025 12:35 pm
Para
Lëvizje në dy ministri, kush janë zëvendësministrat e rinj

Qeveria vendos: Nuk ka shpërblim për administratën për fundvit

S’është vetingu si bravat/Basha-Spiropalit:Nise nga vetja,vodhe 5 mln € te dogana

S’është vetingu si bravat/Basha-Spiropalit:Nise nga vetja,vodhe 5 mln € te dogana

Padia për ish-funksionarët e PD, Berisha: Akt që tregon se Basha ka prekur fundin

Protesta/Berisha fton qytetarët: Kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup
















TE FUNDIT

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
30 Korrik, 2025

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin...

Lexo më shumë

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
30 Korrik, 2025

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar...

Lexo më shumë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
30 Korrik, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë, sipas tij “farsa...

Lexo më shumë

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
30 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpjeguar se lidhjet e tij me Jeffrey Epstein u ndërprenë pasi ky i fundit rekrutoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com