Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vështirësohet hyrja në Itali për shtetasit e BE-së

2021/12/17 at 9:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vështirësohet hyrja në Itali për shtetasit e BE-së

Roma po përgatitet për t’u mbrojtur nga varianti Omikron i koronavirusit. Duke nisur nga dita e enjte (16.12) kanë hyrë në fuqi rregulla më të ashpra për udhëtarët nga venet e BE-së.

Udhëtarët nga vendet e BE-së për të hyrë në Itali duke nisur nga dita e enjte (16.12) do të duhet që t’u nënshtrohen rregullave më të forta anti-COVID. Të gjithë udhëtarët – edhe ata të vaksinuar – për të hyrë në Itali duhet të paraqesin një test negativ ndaj koronavirusit, komunikoi ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili nënshkroi dekretin përkatës. Të pavaksinuarit pavarësisht testit do të duhet të kalojnë edhe një karantinim pesë ditor.

Deri tani për shtetasit e BE për hyrjen e në Itali mjaftonte vetëm dëshmia e vaksinimit, shërbimit ose testi negativ. Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më 31 janar.

Në sfondin e përhapjes së variantit Omikron të koronavirusit edhe në Itali po shtohet frika nga rritja e numrit të infeksioneve. Gjatë muajve të fundit Italia përmes aplikimit të pasaportës së gjelbër të shëndetit e ka pasur mirë nën kontroll situatën pandemike, pothuajse kudo aksesi lejohet vetëm duke paraqitur kartën e gjelbër. Të martën (14.12) në Itali u regjistruan mbi 20.000 infeksine të reja dhe 120 të vdekur me virusin.

Certifikatat vlejnë vetëm për nëntë muaj

Ndaj aktualisht në mbarë Italinë ka hyrë në fuqi shtrirja e detyrimit për vaksinim. Personeli i shkollave, në administratë dhe në sektorin e shëndetësisë, si dhe në polici, ushtri e tek ekipet e shpëtimit duhet të imunizohet ndaj COVID-19, në mënyrë që të lejohet të vazhdojë punën. Qeveria e kryeministrit Mario Draghi në fund të nëntorit ra dakord për zgjerimin e grupeve që duhet t’i nënshtrohen vaksinimit. Deri tani detyrimi për vaksinim në Itali vlente vetëm për personelin e shërbimit shëndetësor.

Personeli i spitaleve tani duhet të marrë dozën e tretë të vaksinës. Me skadimin e certifikatës së vaksinimit pas nëntë muajsh bëhet i nevojshëm edhe rifreskimi i vaksinës për ata që e kanë të detyrueshem vaksinimin. Përjashtim bëhet vetëm për njerëzit, gjendja shëndetësore e të cilëve mund të rrezikohej prej vaksinës.

Gjoba deri në 1500 euro

Kush nuk i përmbahet detyrimit për vaksinim, duhet të llogarisë me pushim nga puna ose heqjen e pagës. Kush do të punojë si i pavaksinuar, kërcënohet nga gjoba me 600 deri në 1500 euro. Për kontrollet për ruajtjen e rregullave të reja janë përgjegjës drejtuesit e institucionit përkatës. Nëse kjo nuk bëhet, edhe drejtuesit kërcënohen me gjobitje nga 400 deri në 1000 euro./ DW

Etiketa: becovid-19italiudhetimet

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

11 Janar, 2026 9:03 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
Para
Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit

Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit

Gratë protestojnë në Kabul për të kërkuar të drejtën për arsimim dhe punë

Gratë protestojnë në Kabul për të kërkuar të drejtën për arsimim dhe punë

Malta legalizon kanabisin për përdorim personal

Malta legalizon kanabisin për përdorim personal

TE FUNDIT

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
11 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat...

Lexo më shumë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
11 Janar, 2026

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në...

Lexo më shumë

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

Horoskopi, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ligjvënësi venezuelian Nicolas Maduro Guerra tha të shtunën se babai i tij, Nicolas Maduro, i dërgoi një mesazh përmes avokatëve të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com