Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim, Fier për motive të dobëta.
Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit për ngjarjen efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan autorin.
Ka qenë Kladuio Tringa 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, që ka qëlluar dy vëllezërit, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.