Kronikë

“Do paguaj unë i pari”, si u vra 29-vjeçari në Tiranë, zbardhet dëshmia e shokut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 14/12/21 |
Opi Nion

29-vjeçari Jurgen Duka, humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas një sherri për motive banale i nisur brenda marketit në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Ndërkohë ka qenë shoku i viktimës, i cili ka qenë së bashku me 29-vjeçarin në momentin e ngjarjes, që  ka deklaruar në polici dinamikën e krimit.

Sipas Klan News, shoku i 29-vjeçarit, ka thënë se sherri mes Jurgen Dukës dhe autorit të paidentifikuar nisi për radhën në market.

Të dy ndodheshin brenda dyqanit dhe mes tyre nisi debati se kush do të paguante i pari. Në konflikt e sipër, autori i paidentifikuar e qëlloi me armë Jurgen Dukën duke e lënë të plagosur.

Por për shkak të plagëve, 29-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Ndërsa autori u largua nga vendngjarja me makinë.

Policia e Tiranës ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur analizimin e tyre. Jurgen Duka ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Pas