Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur qëndrime kritike ndaj kryetarit Basha. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ka kritikuar faktin që në parti askush nuk hyn në debat dhe nuk del kundër kryetarit, ndërsa theksuar veçanërisht faktin që kjo sjellje e ka dëmtuar dhe zvogëluar partinë.
Gjekmarkaj tha ndër të tjera se Basha bëri një betejë në vazo, ndërsa kërkoi eksplorimin e çdo mundësie komunikimi në funksion të partisë.
Fjala e Gjekmarkajt në Kryesi:
Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithe në anen e Kryetarit! Çdo lider do ja kishte zili kesaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi, duam nje parti per vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj, një më të bashkuar, nje PD të madhe apo ende një më të madhe për të ardhur nje dite ne pushtet! Per këtë duhet ende esksploruar cdo mundesi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi per te shmangur këte dramë në te cilen eshte PD.
Une nuk di ne perfaqesojme ne shumicen apo “ata”! Ju i merrni vendimet me nje grup te vogel dhe ne na i lexoni ketu une e refuzoj kete logjike. Por di qe demokratet sonte jane kokëulur, sepse e shohin partine e tyre me të perçare se kurre! Ndeshkimi ështe i lehte por s’e di në eshte i duhuri. Z.Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator, por ne menyren e gabuar! Partite nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe.
Nje parti e merr vete pergjegjësine para historise, në do te behet antiamerikane, antiperendimore, antikombëtare, të veteshkaterrohet dhe nese e duan s’e ndal dot ! Kryetar ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar çdo rrugë çdo interes personal qe kjo parti t’i shpetoje goditjes!
Une kam mbajt qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese s’ka rruge tjetër dhe jemi te detyruar te shpëtojme bërthamen properendimore te kesaj partie hajde ta shpetojme te vetedijshem që po zvoglohemi. Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Sali Berisha diten e pare pat 30 mbështetes!
Sot mijera sepse ai doli beri beteje ju e bete betejen në vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhë, nuk dime cfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje Kuvend ne pak dite per t’ju imponuar shoqerise?