Nga stadiumi “Air Albania” ku po zhvillohet Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama të largojë mjetet e policisë nga selia e Partisë Demokratike.
“Nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD, mjaftojnë dy rojet, Papi dhe Iliri. PD është e demokratëve dhe t’i lënë provokomet se nuk i shërbejnë kërkujt”, tha Këlliçi.
Kryetari i PD Lulzim Basha ndodhet në selinë e Partisë, në një kohë kur kuvendi ka hedhur në votim dhe po numëron votat për shkarkimin e tij./Opinion.al