Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alpha Bank njofton shitjen e Alpha Bank Albania SH.A te OTP Bank Plc për 55 mln €

2021/12/06 at 4:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Alpha Bank njofton shitjen e Alpha Bank Albania SH.A te OTP Bank Plc për 55 mln €

Alpha Services and Holdings S.A. (kompania mëmë e Alpha Bank Group, referuar si “Grupi”) njofton se Alpha International Holdings Single Member S.A. (referuar si “AIH”), një filial në pronësi të plotë të Grupit ka lidhur një marrëveshje angazhimi me OTP Bank Plc për blerjen e Alpha Bank Albania SH.A., në datën 06.12.2021.


Alpha Services and Holdings S.A. njofton se AIH ka arritur një marrëveshje përfundimtare me OTP Bank Plc (‘’OTP’’) për blerjen nga OTP të 100% të aksioneve të Alpha Bank Albania SHA (“ABA”) (referuar më poshtë si “Transaksioni”).

Marrëveshja është arritur për shumën prej 55 milionë euro, çka përfaqëson një raport (P/BV) prej 0.74 të vlerës së aksionit në librat kontabël. Për Grupin transaksioni përbën një rritje kapitali përshkallëzues në përputhje të plotë me angazhimin e Grupit për të fokusuar veprimtarinë e tij në tregjet kryesore ku ai operon. Transaksioni kërkon plotësimin e disa kushteve paraprake (përfshirë miratimet rregullatore në përputhje me ligjet përkatëse) dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2022.

Transaksioni do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i cili do të zotërojë një pjesë tregu prej 11% të aktiveve, duke vijuar kësisoj praninë e suksesshme të Alpha Bank në tregun shqiptar, si dhe duke mbrojtur interesat e bazës së klientëve të Grupit që operon në Shqipëri.

Rothschild & Co dhe UniCredit Group po luajnë rolin e këshilltarëve financiarë në lidhje me transaksionin, ndërsa këshilltari ligjor ndërkombëtar është White & Case LLP dhe Kalo & Associates Law Firm, si këshilltar ligjor në çështjet e ligjeve shqiptare.

Alpha Services and Holdings: Alpha Services and Holdings S.A. është një kompani aksionere, e listuar në Tregun Kryesor të Bursës së Athinës dhe zotëron 100% të aksioneve të bankës nën emrin “ALPHA BANK S.A.”. Grupi ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare të cilësisë së lartë, përfshirë produkte të tregut bankar me pakicë, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për korporatat, produkte për menaxhimin e aktiveve dhe të veprimtarisë bankare private, lëvrimin e produkteve të sigurimit, produkte për investimet bankare, ndërmjetësimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme.

Grupi OTP: Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në Evropën Qendrore dhe Lindore, listuar në Bursën e Budapestit. Grupi OTP, me seli në Budapest, ofron shërbime financiare universale në më shumë se 16 milionë klientë në 11 vende të botës, nëpërmjet një rrjeti prej 1,500 degësh dhe më shumë se 37,500 punonjësish.

Etiketa: 55 milionë euroalpha bankOTP Bank Plc


Ju sugjerojmë

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
Bota

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

2 Dhjetor, 2025 4:21 pm
“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
Bota

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

2 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

2 Dhjetor, 2025 3:18 pm
Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
Kronikë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

2 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie

2 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun
Kryesore

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun

2 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
Para
Dy aksidente brenda 15 minutave në vend

Përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë, shoferi braktis makinën dhe ia mbath

“Po ktheheshim nga kalçeto”, dëshmia e 2 të plagosurve te “Trauma”

Tiranë/ Arrestohen 11 persona, për çfarë akuzohen

Rekord viktimash nga Covid-19 në Greqi, mbi 4 mijë raste të reja

Rekord viktimash nga Covid-19 në Greqi, mbi 4 mijë raste të reja
















TE FUNDIT

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
2 Dhjetor, 2025

Portet greke janë një nga zonat më pak të njohura, por më të nxehta të përplasjes strategjike të vazhdueshme, midis SHBA-së...

Lexo më shumë

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
2 Dhjetor, 2025

Raketa balistike ndërkontinentale ruse e pagëzuar si 'Satan II' ka dështuar përsëri në testim, duke shpërthyer pasi është rrëzuar përsëri...

Lexo më shumë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
2 Dhjetor, 2025

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bëhet fjalë për Marselo...

Lexo më shumë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
2 Dhjetor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas italian, banues në Torino, i cili akuzohet se tentoi të vidhte dy automjete ndërsa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com