Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stoltenberg: Aktorë të huaj po punojnë për të dëmtuar Ballkanin Perëndimor

2021/12/01 at 6:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg: Aktorë të huaj po punojnë për të dëmtuar Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se vendet anëtare të aleancës ranë dakord të vazhdojnë praninë e tyre në Ballkan ku kohët e fundit janë parë tensione dhe ndërhyrje nga aktorë të jashtëm, që duan të dëmtojnë arritjet në rajon.


Në përmbyllje të takimit dyditësh të ministrave të Jashtëm të 30 vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajt në Rigë të Letonisë, ai tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve të 90-ta.

”Por kohët e fundit kemi parë rritje tensionesh përfshirë Kosovën si dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të dëmtuar përparimin”, tha ai, duke theksuar se NATO-ja do të vazhdojë të nxisë qëndrueshmërinë, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon.

“Në ramë dakord për rëndësinë e pranisë sonë, përfshirë misionin tonë të KFOR-it në Kosovë dhe zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd”, tha sekretari Stolteberg, duke nënvizuar se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian mbetet thelbësorë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe për të mbështetur reformat”, theksoi ai.

Borrell: Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë bisedimet

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili mori pjesë në debatin mbi Ballkanin Perëndimor në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, tha se rajoni është me rëndësi të jashtë zakonshme për bllokun.

Ai shprehu shqetësimin për situatën në Bosnjë e Hercegovinë ku “ditëve të fundit kemi parë tensione dhe përpjekje për të zhbërë 26 vjet paqeje dhe qëndrueshmërie”.

Duke folur për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, ai tha se “kemi pasur shumë tensione në muajt e fundit. Situata është më e qetë së fundmi, por prapë ka nevojë të rikthehemi në tryezën e bisedimeve, të rifillojnë bisedimet, sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”.

Borrell muajin e kaluar shfaqi shpresën që të organizojë një takim të ri të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Xhaçka: Ballkani Perëndimor, të përfshihet në konceptin strategjik të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, nënvizoi rëndësinë e veçantë të integrimit të plotë euroatlantik të rajonit ndërsa bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Konceptit Strategjik të NATO-s.

“Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO-s Por sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022, duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur dasi e destabilitet përmes taktikave hibride”, tha mes të tjerash ministrja Xhaçka./ VOA

Etiketa: ballkani perendimorStoltenberg


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
COVID/ Varianti “Omicron” përhapet në 23 shtete

COVID/ Varianti “Omicron” përhapet në 23 shtete

Eduard Selami: Fatkeqësia e PD ka qenë Sali Berisha

Eduard Selami: Fatkeqësia e PD ka qenë Sali Berisha

Shqipëri/ 91 infektime të reja me HIV/AIDS. Zbulimi i vonë, pengesa për mjekimin

Shqipëri/ 91 infektime të reja me HIV/AIDS. Zbulimi i vonë, pengesa për mjekimin
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}