Dorëzimi dhe verifikimi i firmave të delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëatr më 11 dhjetor, ka futur në një tjetër ngërç PD.
Diskutimi nëse PD ka zyrë protokolli ose jo, ka sill përplasjen e deputetit Flamur Noka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi.
Gjatë një interviste të Nokës në “Neës24”, Bardhi ka ndërhyrë, duke ti thënë se format duhet të ishin dorëzuar tek protokolli i partisë, sipas statutit.
Nga ana tjetër, Noka këmbënguli që PD nuk ka një zyrë protokolli kur të dorëzoheshin firmat, por kjo gjë është mohuar nga Bardhi i cili ftoi deputetin të shkojë në seli dhe të verifikojë zyrën e prokollit.
Debati
Noka: Nuk ka kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi instuticion i ligjëshëm, Kuvendi Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mudn t’i çoj t’i verifikojnë ata.
Bardhi: Nuk është çështje versionesh. Nuk ka zyrë protokollesh të regjistrohet në QKR. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë mkëtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë instuticion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identikie me atë të 2009-ës.
Noka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen firmat sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokartët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.
Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.
Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.
Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qeshor me detyrën e specialistets së protokollit.
Nëse ka zyrë protokollesh a i çon firmat atje?
Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.
Bardhi: Nëse Noka do të kishte pas interes do të kishte dash dialog në Kuvfend do të kishte ndjekur procedurn që ai vetë e ka thënë më 29 tetor. Kryetari nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD. Nësedikushe dëmton atë interes rregullat e statut do të duhet të zbatohen. Situata e krijuar në PD në këto mkoment është duke i shërbyer Edi Ramës. Kemi 2 muaj që mëremi me njëri-tjetërin ndërkohë që duhet të merreshim me Edi Ramën.