Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e marra nga të gjitha vendet, BE po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm

2021/11/20 at 3:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Masat e marra nga të gjitha vendet, BE po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm

Dyshimet se masat kufizuese ndaj personave të pavaksinuar janë diskriminuese si dhe fakti se personat e pavaksinuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ka bërë që disa shtete të Bashkimit Evropian të flasin hapur për mundësinë e bërjes së vaksinimit obligues për të gjithë qytetarët.


Austria është shteti i parë anëtar i BE-së që ka paralajmëruar se nga Shkurti i vitit të ardhshëm, vaksinimi do të jetë i obligueshëm për të gjithë qytetarët. Këtë gjë e ka thënë kancelari austriak, Alexander Schallenberg.

“Ne kemi pasur deri më tani konsensus se vaksinimi si obligim nuk është diçka e domosdoshme. Por, tani përballemi me një realitet të ri”, ka thënë ai.

Belgjika mund të jetë shteti, i cili do ta bëjë të njëjtën gjë. Ky shtet tashmë ka marrë vendim për vaksinimin e obligueshëm për punëtorët në sektorin e shëndetësisë, të cilët janë në linjën e parë të përballjes me pandeminë. Ata që nuk do të vaksinohen deri në janar të vitit 2022 do të pezullohen nga puna, ndërkaq punonjësit shëndetësorë që nuk vaksinohen deri më 1 prill të vitit të ardhshëm do ta humbasin vendin e punës.

Por, zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra de Sutter ka thënë se “duhet të jemi të sinqertë dhe të hapim diskutimin për vaksinimin e obligueshëm”.

Ajo ka thënë se është më mirë që vaksinimi të jetë i obligueshëm sesa t’u thuhet qytetarëve “ju nuk jeni të obliguar të vaksinoheni nëse nuk dëshironi” e në të njëjtën kohë qytetarët të përjashtohen, praktikisht, nga jeta normale.

Me këtë qëndrim është pajtuar edhe ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke.

“Më herët kemi thënë se vaksinimi i obligueshëm është vetëm një mundësi teorike. Por, tani kemi një realitet të ri dhe duhet të shkojmë drejt këtij obligimi”, ka thënë ai.

Belgjika ka një numër të madh të qytetarëve të vaksinuar dhe kjo ka ulur dukshëm numrin e të vdekurve, por tani ky shtet po përballet me rritje të numrit të rasteve të reja. Belgjika në javë shpenzon 25 milionë Euro për testim për COVID-19.

Për momentin, në nivel të BE-së nuk ka mundësi që të vendoset vaksinimi si obligim, por në Bruksel thonë se “shtetet anëtare janë duke shkëmbyer përvojat e tyre edhe në këtë drejtim”.

Në pyetjen se “a mund të bëhet vaksinimi ligjërisht obligues”, në Bruksel përgjigjen se ky vendim u takon shteteve anëtare.

Bashkimi Evropian që nga fillimi i pandemisë COVID-19 po përballet me sfida në përgjigjen e tij, pikërisht për shkak se ekzistojnë kufizime ligjore që nuk mundësojnë vendimmarrjen nga ana e institucioneve të përbashkëta të BE-së.

Zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel vazhdojnë të përsërisin qëndrimin se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve janë kompetencë nacionale e vendeve anëtare, ndërsa BE-ja dëshiron vetëm që të sigurojë koordinim mes shteteve anëtare, në mënyrë që të gjithë të jenë më të suksesshëm në përballje me pandeminë.

Por, janë disa kompetenca që kanë institucionet e përbashkëta të BE-së që kanë të bëjnë me parandalimin e diskriminimit. Prandaj, BE-ja ka kërkuar nga secili shtet që ndërmerr masa të kufizimit të lëvizjes, duhet të njoftojë shtetet fqinje, Komisionin Evropian dhe shtetet e tjera anëtare të bllokut, pasi masat e një shteti mund të kenë ndikim edhe në shtetet tjera.

Komisioni Evropian kishte propozuar të ashtuquajturat certifikata të COVID-it, me të cilat synohej rihapja e Evropës në stinën e verës. Përmbajtja e certifikatave ishte e njëjtë për të gjitha shtetet anëtare. Ato përmbanin të dhënat për vaksinim, dëshminë se një person është shëruar nga virusi apo testin negativ për COVID-19.

“Por, mënyra sesi një shtet anëtar i përdor këto vërtetime, i takon vet shtetit anëtar”, thonë në Komisionin Evropian.

Për shkak të rritjes së shpejt të numrit të infektimeve në vendet e BE-së, disa prej anëtarëve të bllokut evropian së fundmi kanë vendosur masa të reja të kufizimit të lëvizjes. Austria, Belgjika, Holanda dhe Gjermania kanë kthyer disa masa dhe kanë vendosur edhe kufizime të reja. Disa prej këtyre shteteve nuk pranojnë më dëshminë për test negative për të pasur qasje në ndonjë objekt, por vetëm konfirmim për vaksinim apo dëshminë se një person e ka pasur virusin.

Shtetet si Greqia dhe Franca kanë paralajmëruar se në të ardhmen do të pranojnë vetëm certifikatat COVID për personat që janë të vaksinuar plotësisht. Në pyetjen se a është duke e menduar Komisioni Evropian që të ndryshojë kriteret për këto certifikata në nivel të BE-së, nga ky institucion thanë se “është e vështirë të thuhet në këtë moment”.

“Është vështirë të japim përgjigje në këtë pyetje në këtë moment pasi për këtë çështje po zhvillohen konsultimet me shtetet anëtare, Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe me partnerët e tjerë. Këto konsultime po bëhen me qëllim të ndryshimit të rregullave që janë në fuqi”, tha Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian për çështje juridike.

Një prej dilemave të tjera është edhe kohëzgjatja e këtyre certifikatave. Ato janë vendosur me afat vlefshmërie prej 12 muajsh prej kur një person ka marrë dozën e fundit të vaksinës. Por, në pranverën e ardhshme do të kalojnë afati prej 12 muajsh dhe tash kanë nisur konsultimet se në çfarë mënyrë do të zgjatet ky afat.

“Sa i përket mundësisë së zgjatjes së afatit, kemi thënë se ato kanë afat prej një viti me mundësi zgjatjeje. Tre muaj para se të skadojë afati, ne do të dalim me një raport për zbatimin e deritanishëm të certifikatave. Si të tilla, ato kanë shërbyer si një mjet për të lehtësuar lirinë e lëvizjes e jo si parakusht për këtë. Ato nuk janë pasaporta”, tha Eric Mamer, zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian.

Përdorimi i dokumenteve të ndryshme për lëvizje dhe qasje në disa objekte është bërë edhe sfidë ligjore. Kjo po ashtu edhe për shkak se disa të dhëna personale ndodhen në këto dokumente, që tani mund t’i kontrollojnë një numër i madh personash, prej kamerierëve nëpër restorante e deri te punëdhënësit./REL

Etiketa: bemasat anti-COVID


Ju sugjerojmë

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Para
Bill Gates parashikon se kur Covid do të infektojë më pak sesa gripi

Bill Gates parashikon se kur Covid do të infektojë më pak sesa gripi

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 16 raste të reja

Covid-19, Kosova shënon 1 viktimë dhe 7 raste të reja

Balluku në kantierin Qukës-Qafë Plloçë:Brenda dhjetorit nis puna për lotin e 3-të

Balluku në kantierin Qukës-Qafë Plloçë:Brenda dhjetorit nis puna për lotin e 3-të
















TE FUNDIT

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
29 Dhjetor, 2025

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com