Një zjarr ka rënë në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorë. Paraprakisht mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë është mbushur me tym pavioni.
Sipas informacioneve nga policia, zjarri ka rënë rreth orës 13:20 dhe si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Opinion.al