Janë miratuar në Parlament ndryshimet në buxhetin e vitit 2021, pas debateve mes PS dhe PD. Akti normativ u miratua në Kuvend me 74 vota pro, teksa mori 49 vota kundër.
Mazhoranca është shprehur në Parlament se qëllimi i ndryshimeve në buxhet është përballimi i krizës energjetike, si pasojë e rritjes së menjëhershme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.
Me emetimin e Eurobondit, borxhi publik parashikohet të shkojë në rreth 80.6 % të PBB-së. Nga ana tjetër, PD akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin dhe se paratë janë vjedhur./Opinion.al