Moti në vendin tonë gjatë paradites së sotme do të jetë kryesisht i kthjellët, si rezultat i një mini qëndre të presionit të lartë atmosferik në brigjet Jugperëndimore të Ballkanit. Gjatë orëve të pasdites priten kalime vranësirash, më të mundshme në pjesën veriore, duke rrezikuar shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.