Janë rivarrosur eshtrat e 37 ushtarakëve grekë në Këlcyrë. Lajmi është bërë i ditur nga “News24”, ku mësohet se janë rivarrosur eshtrat e ushtarakëve që ranë në luftën Italo-Greke në 1940-1941, në vendin ku prehen mbi 700 ushtarë helenë.
Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias, ndërsa mësohet se të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës.
Ka rënë në sy pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës Dimitris Saharidis sekretares së çështjeve politike në Ambasaden greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefektit të Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, admiralit Dhimitrios Milas që është nga komiteti i eksperteve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të Ushtrisë Greke.
Rivarrimi i eshtrave të 37 ushtarëve grekë do të pasohet nga rivarrime të eshtrave të tjera kur të ndërmerret zgjerimi i parcelës së varrezave aktuale në krahun lindor të saj pasi nuk ka mundësi për rivarrime të tjera qofshin, këto dhe murale./Opinion.al