Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në shtrat me koleget e më pas i largonte nga puna,shkarkohet kryeredaktori i Bild

2021/10/22 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Në shtrat me koleget e më pas i largonte nga puna,shkarkohet kryeredaktori i Bild

Gjigandi mediatik gjerman Axel Springer shkarkoi kryeredaktorin e “Bild” Julian Reichelt pasi “New York Times” informoi mbi akuzat që ngriheshin ndaj tij: punonjëset gra e akuzonin atë për ngacmim seksual dhe se ai shfrytëzonte pozicionin për të shkuar në shtrat me koleget.


Së fundi u prononcua edhe kryetari i kryesisë së kompanisë Axel Springer, Mathias Döpfner: Në YouTube ai flet për gjashtë minuta lidhur me akuzat dhe e argumenton shkarkimin e Reichelt-it me faktin, se ai në mënyrë të përsëritur ka vepruar gabim, duke krijuar marrëdhënie me punonjëset e reja të redaksisë së gazetës “Bild”.

Döpfner thekson në deklarimin e tij, se në këtë rast kemi të bëjmë me një problem të “Bild” dhe jo të të gjithë koncernit Axel-Springer. Ai  ndër të tjera thotë në fund të video-mesazhit, se tani do të shkojë edhe në Uashington, ku së fundi Axel Springer ka blerë në vlerën një miliard dollarë portalin amerikan të lajmeve me seli në SHBA “Politico”.

Por çfarë roli luajnë në fakt „Bild”, gazeta më e fuqishme bulevardeske në Europë dhe shtëpia botuese Springer, që qendron pas saj në peizazhin mediatik ndërkombëtar? Çfarë lidhje ka çështja Reichelt me SHBA-në dhe udhëtimin tani të Mathias Döpfner në Uashington?

Springer dhe Bild: Gjigandët e opinionit

Gazeta “Bild”, kryeredaktor i së cilës që nga viti 2017 ka qenë Julian Reichelt, është me 1,24 milionë ekzemplarë gazeta e përditshme me tirazhin më të fuqishëm në Gjermani dhe që prej themelimit të saj më 1952 ajo i jep tonin peizazhit mediatik gjerman si asnjë gazetë tjetër. Kjo gazetë si asnjë tjetër shpesh është edhe e diskutueshme dhe objekti qortimi i Këshillit gjerman të Shtypit.

Koncerni mediatik gjerman Axel Springer me xhiro miliardëshe u themelua pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillimisht botonte kryesisht gazeta të përditshme e revista. Themeluesi i tij Axel Springer ishte një personalitet i diskutueshëm: Nga protesta kundër anti-komunizmit të shpallur prej tij, në vitin 1972 Fraksioni terrorist i Ushtrisë së Kuqe (RAF) hodhi bombë në zyrat e Springer në Hamburg. Pak para  kësaj gazeta Bild ishte shprehur me tone agresive kundër protestave të studentëve në vitet 1960 duke u pozicionuar kundër kërkesave të tyre për ripërtëritjen shoqërore në Gjermani. Kjo gazetë përdorte tone nxitëse vëçanërisht kundër Rudi Dutschke-s, figura drejtuese e lëvizjes së ashtuquajtur “1968-shat” në Gjermani. Rudi Dutschke ra viktimë e një atentati.

Sot Axel Springer pothuajse nuk është aspak një shtëpi klasike botuese, thotë studiuesi i medias Christopher Buschoë në intervistë për DW. Springer, sipas tij, është sot më shumë së shtëpi mediatike ose një koncern digjital, që të ardhurat kryesore nuk i gjeneron me gazetari, por ndër të tjera edhe me investime të tjera si në tregjet e rubrikave digjitale apo portalin e punësimit “Stepstone”. Lidhur me kryetarin e kryesisë së koncernit Mathias Döpfner, Buschoë thotë: “Mathias Döpfner me siguri që e ka kuptuar shumë më herët se të tjerë menaxherë mediash, që duhet investuar edhe në tregje të tjera përtej gazetarisë – e megjithatë mund të mbahen biznese të përzgjedhura gazetash.” Me shitjen e gazetave lokale si “Hamburger Abendblatt” dhe “Berliner Morgenpost” në vitin 2014 koncerni mundi të sigurojë të ardhura, që u përdorën për të investuar në ripërtëritjen digjitale, thotë Buschow.

Koncerni mediatik nuk ka kaluar tashmë vetëm reformën e transformimit digjital, por është pozicionuar edhe më gjerë në nivel ndërkombëtar. Springer në vitin 2010 bleu media në Europën Lindore, por më pas i shiti ato në verën e këtij viti, me përjashtim të aksioneve polake, kjo ndoshta edhe për faktin, se situata për gazetarinë e lirë e të pavarur në këtë rajon është vështirësuar, sipas  Buschow.

Springer do të bashkëveprojë në skenën e madhe

Tani koncerni bashkë me investitorin financiar në SHBA KKR, sipas Buschoë synon: “Qëllimi i qartë i sipërmarrjes është që të bashkëveprojë në skenën e madhe. Tashmë koncerni e ka kuptuar, që nëse dëshiron që si sipërmarrje mediatike të shpalosë efektin në nivel global, kyçi është SHBA-ja, ku gjigandët e teknologjisë në shumë aspekte japin drejtimin në një botë mediatike të bazuar tek platformat.”

Vetëm në kontesktin e këtij ekspansioni mund të kuptohet, se përse akuzat ndaj ish-kryeredaktorit të “Bild” Julian Reichelt shkaktuan një valë të tillë ndërkombëtare reagimi duke u bërë së pari publike në SHBA. Akuzat e përfolura në Gjermani në pranverën 2021 nxitën brenda koncernit një hetim të brendshëm përmes një kancelarie avokatie. Në këtë periudhë Julian Reichelt u lirua nga detyra përkohësisht, por pas dymbëdhjetë ditësh u rikthye në të njëjtin pozicion.

“Në shtrat, ngjitje në karrierë, e më pas flakje nga puna”

Revista “Der Spiegel” në mars 2021 njoftoi për hetimet e brendshme dhe nën titullin “Në shtrat, ngjitje në karrierë, e më pas flakje nga puna” arrinte në artikullin e saj në konkluzionin, se Julian Reichelt në redaksinë e “Bild” kishte krijuar një mjedis armiqësor pune ndaj grave. Sikurse njofton tani “Neë York Times”, edhe gazetare e gazetarë investigativë të medieve të tjera gjermane janë marrë me rastin e Julian Reichelt dhe akuzat ndaj tij. Ndër to ka qenë edhe gazetarja Juliane Löffler nga shtëpia botuese „Ippen-Verlag” si dhe kolege e kolegë të gazetës “Handelsblatt”. Ippen-Verlag është një grup konkurrues botimesh, të cilit ndër të tjera i përkasin kryesisht gazeta të rëndësishme rajonale në Gjermani ndër to edhe “Frankfurter Rundschau” dhe “Münchner Merkur”.

Sipas “New York Times” të gjitha këto investigime në Gjermani u ndaluan, tek “Handelsblatt”, sikurse thuhet, në rastin e investigimit të Juliane Löffler, botimi u pengua vetëm pak ditë para planifikimit nga aksioneri më i madh i Ippen-Verlag, Dirk Ippen, kështu shkruan të paktën tani gazeta “Neë York Times”. Ndërsa “Handelsblatt” nuk i është përgjigjur një kërkese me e-mail nga “Neë York Times” për t’u pozicionuar lidhur me çështjen, Ippen-Verlag është përgjigjur, se u vendos për të mos e botuar artikullin. Në deklarimin e tij në YouTube Mathias Döpfner e hedh poshtë, që të ketë pasur përpjekje nga ana e koncernit për ta ndaluar këtë botim.

Pra edhe në Gjermani mjaft gazetare e gazetarë kanë pasur dijeni për akuzat kundër Julian Reichelt e duket se nuk kanë dashur t’i bëjnë ato publike. E u desh në fund që të ishte gazeta amerikane “Neë York Times” ajo që i paraqiti në detaje akuzat e grave. Vetëm pasi u tërhoq vëmendje ndërkombëtare nga SHBA, koncerni u vu në lëvizje duke e larguar nga detyra kryeredaktorin e „Bild”. Mathias Döpfner i pyetur, nëse koncerni do të duhej të kishte reaguar qysh më parë, në dekalrimin e tij thekson: „Pas ndodhisë bëhesh gjithmonë më i mençur”.

Burra që shfrytëzojnë pozicionin e tyre të pushtetit

Hulumtimet e “Neë York Times” skicojnë një imazh të redaksive gjermane, në të cilat shpesh gratë konfrontohen me burra në pozicione drejtuese, që ndonjëherë nuk stepen ta shfrytëzojnë postin. Po ashtu artikulli i “New York Times” përshkruan një peizazh mediatik, në të cilin jo zyrtarisht burrat krijojnë rrjete që mbështesin njëri-tjetrin edhe kur janë në konkurrencë ekonomike mes tyre. Mathias Döpfner nuk është vetëm kryetar i kryesisë së koncernit Springer, por edhe kryetar i Shoqatës Federale të Botuesve të Gazetave gjermane./DW

 

 

Etiketa: bildkryeredaktori


Ju sugjerojmë

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Aktualitet

“Shqipëri–Serbi”/ Kufizime të qarkullimit sot e nesër në këto rrugë, ja oraret

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Para
Mbretëresha Elisabetë kthehet në kështjellë, pasi kalon natën në spital

Mbretëresha Elisabetë kthehet në kështjellë, pasi kalon natën në spital

Arrestimi i gazetarit në avion, Stoltenberg dyshon për koordinim me Rusinë

NATO: Raportet me Rusinë në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

OBSH: Të paktën 80 mijë punonjës të shëndetësisë kanë humbur jetën nga Covid
















TE FUNDIT

“Shqipëri–Serbi”/ Kufizime të qarkullimit sot e nesër në këto rrugë, ja oraret

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com