Shpesh na ka rënë në sy që personazhet e famshme femra publikojnë foto në rrjete sociale pa reçipeta. Por, ka një arsye se përse ata e ndërmarrin këtë hap, mbështetjen për gratë me kancer të gjirit.
Qëllimi është të ndërgjegjësohet për rëndësinë e vetëkontrollit të gjirit në mënyrë që të zbulohet kanceri i gjirit në kohë. Theksi vihet gjithashtu në rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Ekspertët argumentojnë se mosveshja e reçipetave nuk duhet të bëhet praktikë për gratë.
“Veshja e tyre mund të vonojë uljen e parakohshme të gjinjve sepse ndihmon që indi lidhës brenda gjirit të mos shtrihet aq shumë gjatë ditës”, shpjegoi një kirurg kozmetik.
Edhe në botën e Hollivudit ka gra që janë përballur me kancerin e gjirit. Përvojat e tyre, nga diagnoza në shërim, janë të gjitha shumë të ndryshme, por këto të famshme kanë diçka të përbashkët. Ato kanë vendosur të përdorin famën dhe ndikimin e tyre për të treguar historinë e tyre, me shpresën për të edukuar, frymëzuar dhe ndihmuar të tjerët. Cynthia Nixon e Kylie Minogue, janë disa nga yjet që fituan betejën kundër kancerit të gjirit./ Klan News