E diela e 17 Tetorit ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të jetë edhe një ditë pa makina. Krahas ndalimit të qarkullimit të automjeteve për datat 16 dhe 17 tetor, Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për ndalimin e parkimit të automjeteve në rrugët ku do zhvillohet Maratona prej ditës së premte 15 tetor.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë shpërndarë njoftimet tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos parkojmë duke filluar nga data 15 Tetor në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”.
Gjithashtu, punonjësit e Bashkisë kanë mbuluar tabelat të cilat lejojnë qëndrimin ose parkimin e automjeteve gjatë këtyre ditëve.
Njoftimi i plotë për rrugët ku do ndalohet parkimi për drejtuesit e mjeteve:
Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve publike me /pa pagesë , ju njoftojmë se: Ditën e Premte, datë 15.10.2021 duhet të jenë të lira të gjitha vendparkimet për shkak të zhvillimit të aktivitetit “MARATONA TIRANËS 2021” e cila zhvillohet ditën e Diel datë 17.10.2021. Nevojitet që të keni lëvizur automjetet tuaja nga rrugët e poshtshënuara, në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë automjetet me karroatrec.
- Rruga “ Kavajës”( Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli)
- Rruga “Ibrahim Rugova”
- Rruga “Lekë Dukagjini”
- Rruga “Papa Gjon Pali II”
- Bulevardi “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku)
- Bulevardi “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova)
- Rruga “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani)
- Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”.