Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Kriminelët serbë dhe shqiptarë kanë bashkëpunuar

2021/10/14 at 2:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Kriminelët serbë dhe shqiptarë kanë bashkëpunuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar aksionin e 13 tetorit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, duke thënë se për stabilitetin e institucioneve dhe sundimit të ligjit “nuk mund të ketë stabilitet të krimit”.

“Ne luftojmë me grupet kriminale që janë multietnike, siç janë edhe shqiptarët, boshnjakët dhe serbët. Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim. Për shembull, dje në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar”, tha Kurti më 14 tetor në Shkup, ku po merr pjesë në samitin e organizuar nga The Economist.

Më 13 tetor, autoritetet kryen një operacion kundër kontrabandës së mallrave. Ky operacion u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetë policë si dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Autoritetet e rendit po ashtu njoftuan se kanë arrestuar tetë persona të dyshuar se janë të përfshirë në kontrabandë, ndërkaq kanë shpallur në kërkim edhe dhjetë persona të tjerë. Si në mesin e të arrestuarve, ashtu edhe të atyre që po kërkohen, shumica janë shqiptarë të Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se ky aksion nuk duhet të politizohet, pasi sipas tij, edhe për zbatimin e të njëjtit ishin të përfshirë prokurorë serbë, por edhe policë të përkatësisë serbe.

“Mendoj se është shumë keq të politizohet lufta jonë kundër krimit. Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë në Ballkanin Perëndimor kundër krimit të organizuar, i cili është shumë më i integruar sesa që jemi ne”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë problem kryesor.

“Dua të ndërlidhem me kryeministrin Kurti. Mendoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar është gjeneratori i shumë gjërave negative në rajon. Duhet të kuptojmë se pa luftë kundër këtyre faktorëve në rajon, brenda shteteve tona, ne nuk mund të kemi institucione që janë profesionale, të pavarura, dhe që do të japin kushte më të mira për njerëzit”, tha Abazoviç./REL

Etiketa: krimineletkurtiserbetshqiptaret

Ju sugjerojmë

Kim Jong Un dhe Putin do marrin pjesë në paradën ushtarake në Kinë javën e ardhshme
Bota

Kim Jong Un dhe Putin do marrin pjesë në paradën ushtarake në Kinë javën e ardhshme

28 Gusht, 2025 10:07 am
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 3 janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 3 janë aktive

28 Gusht, 2025 9:53 am
Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit

28 Gusht, 2025 9:46 am
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Komisioni Rregullator certifikon sot përfundimisht rezultatin e 11 majit

28 Gusht, 2025 9:31 am
8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev
Bota

8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

28 Gusht, 2025 9:20 am
Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Bota

Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

28 Gusht, 2025 9:00 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Moti për sot, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:18 am
Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Para
Përplasja me Ramën në kuvend, Basha: Arrestoje Becchettin sot!

Përplasja me Ramën në kuvend, Basha: Arrestoje Becchettin sot!

OSHEE tregon si do faturohet muaji mars për abonentët në zonat e largëta

Vjedhje e energjisë, Policia: 2 persona të arrestuar dhe 7 të proceduar

 Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Ambasadorja Kim mbërrijnë në PD

 Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Ambasadorja Kim mbërrijnë në PD

TE FUNDIT

Kim Jong Un dhe Putin do marrin pjesë në paradën ushtarake në Kinë javën e ardhshme

Kim Jong Un dhe Putin do marrin pjesë në paradën ushtarake në Kinë javën e ardhshme
28 Gusht, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë në Kinë për herë të parë pas gjashtë vjetësh,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 3 janë aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 3 janë aktive
28 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e shifrave lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave të Qendrës...

Lexo më shumë

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim, 10 % ikin brenda vitit
28 Gusht, 2025

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e...

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator certifikon sot përfundimisht rezultatin e 11 majit

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
28 Gusht, 2025

Sot do të shpallet zyrtarisht rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Komisioni Rregullator pritet të mblidhet në ambientet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com