Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30-vjetori i çeljes së Ambasadës Amerikane në Tiranë

2021/10/01 at 10:16 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
30-vjetori i çeljes së Ambasadës Amerikane në Tiranë

Nga: Kastriot Dervishi


Misioni diplomatik amerikan i kryesuar nga Hendersoni së bashku me 9 diplomatë të tjerë ishte larguar mes peripecish nga Durrësi më 14.11.1946. Jo vetëm i trajtuar keq, por gjatë kësaj ikjeje i etiketuar me shpifje, përbuzje e fyerje që nuk i meritonte i kurrë.

Pasi Shqipëria pranoi pluralizmin politik dhe zgjedhjet parlamentare ishin në prag, më 15.3.1991 u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të dokumentit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari i shtetit Raymond G.H. Seitz (sekretari i shtetit ndodhej në një turne jashtë vendit).

Grupi i parë diplomatik amerikan që erdhi në Tiranë për të hapur ambasadën (e cila këtë kohë shërbente si seli e shtetit italian), ishte delegacioni i kryesuar nga David Swartz (i cili qëndroi rreth një muaj), që mbërriti disa ditë përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991, në përbërje të të cilin ishin edhe diplomatët Richard Muller e Susan Sutton dhe Frank Shkreli nga “Zëri i Amerikës”. Më 24.4.1991 mbërritën në Shqipëri William Ryerson dhe Chris Hill. Ryerson qëndroi në Tiranë deri në korrik 1991. Misionin amerikan deri në emërimin e ambasadorit e drejtoi Chris Hill. Presidenti Bush e dekretoi ambasador Ryersonin më 28.10.1991. Ai filloi punë zyrtarisht më 2.12.1991, por më 21.12.1991 i paraqiti letërkredencialet presidentit të Shqipërisë.

Chris Hill organizoi edhe ceremoninë e hapjes zyrtare së ambasadës amerikanë në Tiranë më 1.10.1991. Gruaja e Loni Adamit (vdekur në hetuesi i keqtrajtuar nga komunistët më 30.6.1947), zonja Andromaqi, i tregoi të ngarkuarit me punë vendin ku ishte vendosur flamuri amerikan, i ulur në 14 nëntorin e vitit 1946 (fotot janë ruajtur nga familja Adam). Hill shihte i përmalluar ngritjen e flamurit nga zonja Adam. Një epokë e re nisi në marrëdhëniet midis dy vendeve, pas një dimri të egër komunist. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i madh i kombit dhe shtetit shqiptar.

Mbeten arritje të mëdha të shekullit të kaluar mbrojtja e vendit nga copëtimi në vitin 1920 prej presidentit Wilson dhe lufta e Kosovës në vitin 1999. Urojmë që interesi amerikan ndaj Shqipërisë të mos zbehet kurrë.

Etiketa: ambasade amerikanekastriot dervishi


Ju sugjerojmë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Para
Aleanca për Teatrin: Soreca ndikoi te gjykata, të shpallet “non grata”

“Urgjente, Vettingu të përfundojë sa më shpejt”, Soreca: Ka disa dosje që...

Edmond Spaho krah Berishës:Hapja e partisë, rruga e vetme për të dalë nga kriza

Edmond Spaho krah Berishës:Hapja e partisë, rruga e vetme për të dalë nga kriza

Apeli i GJKKO pushon çështjen për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit

Apeli i GJKKO pushon çështjen për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit
















TE FUNDIT

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}