Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alizoti përplaset me Haxhiun: Ke qenë në takim me Lavrovin

2021/09/27 at 11:29 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Alizoti përplaset me Haxhiun: Ke qenë në takim me Lavrovin

Deputeti i PD Tomor Alizoti ka debatuar me analistin Baton Haxhiu lidhur me qëndrimet e ndryshme që ata mbajnë, sa i përket çështjes së “Open Balkan”.


Ndërsa analisti Haxhiu ka dhënë argumentat e tij pro këtij projekti, deputeti Alizoti tha se kjo ishte një tezë antikombëtare.

Për më tepër ai akuzoi gazetarin Haxhiu se ka mbrojtur tezën për ndarjen e Kosovës e se madje ka qenë në një takim ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov.

Pjesë nga debati

Alizoti: E keni inicuar bashkë me Ramën.

Haxhiu: Ti je spekulant. Si mor burr keni marr gjënë më të keqe berishiane?! Më së pari nuk e din ti…. Çfarë kam mbështet unë? A e ke dëgjuar Kryeministrin e Shqipërisë të flasë për ndarjen e Kosovës.

Alizoti: I është fshehur shumë mirë kësaj.

Haxhiu: Ahhh qenka fshehur dhe ti ke hyrë në trurin e tij.

Alizoti: Tre nga njerëzit më të fuqishëm kanë Thaçi, Vuçic dhe Rama për ndarjen e Kosovës.

Haxhiu: Realisht pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2011, Këshilli i Sigurimit dhe Kombet e Bashkuara kanë vendos një rezolutë që të ndërtojnë dialogun për të ardhmen e Kosovës që të hyjnë në dialog Kosova dhe dhe Serbia. E dyta kur kanë hyrë në dialog është nënshkruar një marrëveshje për asosacionin dhe në 2013 liderët kosovarë dhe liderët et e Serbisë e kanë nënshkruar.

Alizoti: Jam ende tek dhënia e territoreve.

Haxhiu: Do vij aty. Në një moment hapen 2 tema, demakracioni dhe asosacioni. Kosova gjendet para luftës civile.

Alizoti: Këto teori bëji me miqtë e tu, unë përfaqësoj një kulturë timen dhe një imazh timin. “Open Balkan” është version, sepse nuk funksionoi ndarja e Kosovës dhe ekziston një variant tjetër.

Haxhiu: Demarkacioni ka qenë në pikën kritike sepse bashkësia kombëtare dëshironin të fusnin Malin e Zi në NATO për të krijuar vijën e veet të sundimit në bregdet. Kosova ka qenë pengesë që të kalonte demarkacioni, dhe e di kush ka qenë pengesë? Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj.

Alizoti: Pse duhet të hidhej një tezë për ndarjen e territoreve të Kosovës ndaj Serbisë.

Dhe fakti që ju acaroheni pak ka ekzisituar. Nëse s’ka ekzistuar lëreni.

Haxhiu: Më thoni, si ka ndodh?

Alizoti: Ka qenë në tavolinë. Teza e ndarjes së Kosovës u bë tezë botërore ku dhe Gjermania ishte kundër, ku dhe kryetarja serbe e Beogradit ka qenë kundër.

Haxhiu: Kush është kryetarja serbe e Beogradit?

Alizoti: E Helsinikut. E citoj, sepse serbët ti i njeh më mirë se unë, por di një gjë që qeveria shqiptare dhe Kosova kanë një qëllim, qoftë edhe ndesh me botën, të mbrojë territoret shqiptare. Dhënia e territoreve shqiptare ndaj Serbisë për mua është një krim antishqiptar.

Haxhiu: Si ka ndodh kjo?

Alizoti: Kjo ka qenë në bisedë mor zotëri, ndarja e Kosovës nga tre individiët. Ky joni bëri pas, as mish as peshk

Haxhiu: Ma thuaj një fakt, që ky joni ka qenë…

Alizoti: Është cituar mor zotëri….

Haxhiu: Kush mo është cituar? A ke qenë në takim?

Alizoti: Tashi, vetëm ti ke qenë në takim me Lavrovin.

Haxhiu: Nëse ky njeri thotë që kam qenë në takim me Lavrovin….Më së pari e kam një dëshirë, kur të hysh në studio me fakte.

Alizoti: Këtë leksion biblik mos ma thuaj mua. Ky mund të jetë suksesit yt më i madh.

Haxhiu: Lëma më suksesin, më jep faktin. Kam qenë në takim me Lavrovin?

Alizoti: Unë do të them një gjë, që ju në Tiranë keni qenë zëdhënësi tipik i ndarjes së Kosovës. Fakti që je kaq i acaruar më thotë që ke qenë i fuqishëm, zëëdhnësi tipik i Ramës,  këshilluesi i tij./Opinion.al

 

 

Etiketa: alizotihaxhiuopinion


Ju sugjerojmë

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

14 Shtator, 2025 10:07 am
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 28 shtator 2021

Parashikimi i motit, 6 dhjetor 2019

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin,parashikimi i motit për sot

Aksident në Elbasan,makina i pret rrugën trajlerit,ndërron jetë 64-vjeçari

Aksident në Elbasan,makina i pret rrugën trajlerit,ndërron jetë 64-vjeçari
















TE FUNDIT

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
14 Shtator, 2025

Bashkëshortja e aktorit rrëfen diagnozën e burrit të saj, përpjekjet për të mbajtur jetën familjare për vajzat e tyre dhe...

Lexo më shumë

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
14 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael, ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur të administratës Donald Trump për...

Lexo më shumë

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
14 Shtator, 2025

Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën kryetarin e bashkisë së rrethit Bayrampaşa në Stamboll, Hasan Mutlu, së bashku me 47...

Lexo më shumë

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
14 Shtator, 2025

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com