Kronikë

Aksident në Elbasan,makina i pret rrugën trajlerit,ndërron jetë 64-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 28/09/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit.

Sipas policisë, drejtuesi i një mjeti tip“Benzi” i ka prere rrugën një trajleri dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov.

“Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./Opinion.al

Pas