Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet çmimi i energjisë në Europë

2021/09/23 at 6:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet çmimi i energjisë në Europë

Evropa po përjeton një rritje të pashembullt të çmimeve të energjisë, duke shkaktuar shqetësim nëse familjet do të jenë në gjendje të kenë ngrohje të mjaftueshme ndërsa afrohet dimri.


Politikanët janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin e kësaj gjendjeje tek zgjedhjet dhe tek rritja e mëtejshme e inflacionit.

Rritja e ndjeshme e çmimeve të gazit natyror është kryesisht falë rritjes së kërkesës në Azi dhe sasisë së ulët në Evropë, ku çmimet e gazit me shumicë kanë pasur një rritje masive prej 280%.

Çmimet e energjisë elektrike po rriten gjithashtu sepse gazi natyror përdoret në të gjithë kontinentin për të prodhuar një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike.

Vendimi i Moskës për të mos rritur sasinë gazit natyror me të cilin furnizon Evropën përmes tubacioneve që kalojnë nga Ukraina, po përkeqëson krizën dhe përforcon idenë se Rusia po përdor nevojat për energji të fqinjëve të saj evropianë për të ushtruar presion ndaj tyre.

Disa politikanë evropianë po akuzojnë Kremlinin për përkeqësimin e qëllimshëm të krizës energjitike të Evropës si një taktikë për të bërë presion ndaj Bashkimit Evropian për përshpejtimin e certifikimit të gazsjellësit të sapo përfunduar Nord Stream 2, i cili anashkalon Ukrainën dhe kalon nga Rusia në Gjermani, nën Detin Baltik.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA i ka bërë thirrje Rusisë të rrisë eksportet e gazit përmes Ukrainës.

“IEA beson se Rusia mund të bëjë më shumë për të rritur sasinë në dispozicion të gazit në Evropë dhe të sigurojë që rezervat të jenë në nivele të përshtatshme në përgatitje për sezonin e ardhshëm të dimrit”, thotë Agjencia përmes një deklarate.

Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Moskës të rrisë eksportet e gazit.

“Realiteti është se ka tubacione me kapacitet të mjaftueshëm përmes Ukrainës për të furnizuar Evropën. Rusia ka thënë vazhdimisht se ka rezerva të mjaftueshme gazi, kështu që nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë me shpejtësi përmes Ukrainës”, i tha televizionit Bloomberg këtë javë Amos Hochstein, këshilltar i lartë për sigurinë e energjisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian duan që Komisioni Evropian të hetojë kompaninë ruse të energjisë, Gazprom.

“Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të hapë urgjentisht një hetim mbi manipulimin e mundshëm të qëllimshëm të tregut nga Gazpromi dhe shkeljen e mundshme të rregullave të konkurrencës në BE,” tha një grup ligjvënësish përmes një letre.

Disa qeveri evropiane po shqyrtojnë gjithashtu se si mund të ndërhyjnë në tregjet e energjisë për të garantuar ngrohjen dhe dritat për familjet dhe funksionimin e fabrikave gjatë dimrit.

Ata gjithashtu u druhen pasojave politike të brendshme nga rritja e kostos për familjet dhe po konsiderojnë mundësinë e miliarda dollarëve ndihmë.

Ministrat e energjisë të BE-së do të takohen këtë javë për të diskutuar masat kombëtare mes shqetësimeve se kriza e energjisë do të dëmtojë rëndë rimëkëmbjen post-pandemike të bllokut.

Në Spanjë dhe Portugali, çmimet mesatare të energjisë elektrike me shumicë janë trefishi i nivelit të një viti më parë, 206 dollarë për megavat në orë. Qeveria e Spanjës planifikon të ulë taksat për faturat e shërbimeve.

Norvegjia këtë javë ofroi masa lehtësuese duke njoftuar se kompania e saj shtetërore e energjisë do të rrisë prodhimin e gazit natyror nga dy objekte të Detit të Veriut.

Në Itali, ministrat kanë paralajmëruar se çmimet e energjisë elektrike do të rriten me 40% në tremujorin e fundit të 2021 dhe ashtu si fqinjët e tyre në Evropën Jugore, po hartojnë plane emergjente për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve për konsumatorët./ VOA

Etiketa: energjiaeuropa


Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
Shqipëri, rimbursime të pakta për qytetarët e prekur nga Covid-19

Shqipëri, rimbursime të pakta për qytetarët e prekur nga Covid-19

Të hënën Maqedonia e Veriut nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës

Të hënën Maqedonia e Veriut nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës

Foto/ Provokimi i Megan Fox dhe Kourtney Kardashian

Foto/ Provokimi i Megan Fox dhe Kourtney Kardashian
















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}