Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franca kundër, Biden mbron aleancën ShBA-Australi-Britani

2021/09/21 at 8:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca kundër, Biden mbron aleancën ShBA-Australi-Britani

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri australian Scott Morrison thanë të martën se marrëveshja e re mes këtyre dy vendeve dhe Britanisë është në interes të aleancave globale.

“Parteriteti ynë është në linjë me të gjitha demokracitë e tjera në botë dhe kemi shumë punë për të bërë“, tha zoti Biden gjatë një takimi bilateral me kryeministrin e Australisë.

“Këtu nuk bëhet fjala vetëm për parteritetin tonë, pasi prej tij (partneriteti) përfitojnë edhe të tjerë, qofshin ata miqtë tanë nga Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore ose Evropës apo në vende tjera me të cilat ndajmë interesa të ngjashme”, tha zoti Morrison gjatë takimit.

Këtë javë, udhëheqës botërorë janë mbledhur në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Më vonë gjatë ditës së sotme (e martë) Presidenti Biden pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë edhe me Kryeministrin britanik Boris Johnson. Të premten zoti Biden do të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrat e Australisë, Indisë dhe Japonisë, në kuadër të një iniciative të përbashkët me këto vende ku trajtohen çështje të sigurisë.

Ministrat e Jashtëm evropianë shprehën solidaritetin e tyre me Francën, e cila reagoi pasi Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të aleancës së re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Njoftimi erdhi nga shefi i politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pas diskutimeve lidhur me ngërçin diplomatik.

“Shpallja e aleancës së mbrojtjes mes këtyre tri vendeve javën që shkoi, përkoi me ditën kur ne po prezantonim strategjinë tonë të Indo-Paqësorit. Sigurisht ne u kapëm në befasi nga ky njoftim që erdhi së bashku me anulimin e kontratës së nëndetëseve me Francën nga qeveria australiane. Pas diskutimeve, nga ministrat e jashtëm kjo vlerësohet si zhgënjyese. Ata shprehën solidaritet të qartë me Francën sepse kjo marrëveshje bie ndesh me thirrjet për bashkëpunim më të madh me Bashkimin Evropian në Indo-Paqësor”, tha zoti Borell.

Javën që shkoi, Presidenti Joe Biden njoftoi aleancën e re që përfshinë Britaninë, një marrëveshje që i siguron Australisë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore duke zëvendësuar 12 modele konvencionale me naftë që do të ndërtoheshin nga Franca.

Marrëveshja mes Francës dhe Australisë kapte vlerën e 70 miliardë dollarëve. Parisi reagoi duke thirrur ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden do të zhvillojë një telefonatë me homologun francez, Presidentin Emmanuel Macron.

Ajo nuk pranoi të thotë nëse administrata Biden do të bëjë ose jo ndonjë kompensim ndaj Francës./ VOA

Etiketa: australiBidenBritaniFancemarreveshjaSHB A

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
42 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Greqi

42 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Greqi

Politikat e reciprocitetit dhe rruga drejt pragut të konfliktit

Politikat e reciprocitetit dhe rruga drejt pragut të konfliktit

COVID-19 në Itali, 67 humbje jete gjatë 24 orëve

COVID-19 në Itali, 67 humbje jete gjatë 24 orëve

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com