Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën në udhëtimin e saj të fundit si kancelare në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë një nga pyetjet që po diskutohet është së pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Kosovën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor?!
Christian Lichtëardt përfaqësues për mediat i qeverisë gjermane, ka thënë për gazetën Ekspres, se ishte e vështirë që kancelarja të vizitonte gjithë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesi i qeverisë gjermane është shprehur se: “Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”.
Merkel ditën e sotme po zhvillon takimet në Tiranë. Një ditë më parë ajo ishte në Beograd, ku takoi kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.