Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çlirimi i Skraparit, asnjë reagim nga politika, Luan Rama:Harrimi është…

2021/09/05 at 2:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çlirimi i Skraparit, asnjë reagim nga politika, Luan Rama:Harrimi është…

Luan Rama, ish-zëvendëskryetari i LSI-së,  ka përkujtuar sot ditën e Çlirimit të Skraparit dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa shpreh mirënjohjen për luftën partizane, Luan Rama, evidenton është mungesën e reagimit të politikës shqiptare për këtë datë,

Luan Rama shkruan se: “Harrimi është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë së një klase politike që nuk e lidh më asgjë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

MESAZHI I PLOTË

Në 5 shtatorin e çlirimit:

PËRJETË NDERIM DHE MIRËNJOHJE PARTIZANËVE DHE POPULLIT ANTIFASHIST TË SKRAPARIT

Nuk është e rastit që populli atdhedashës i Skraparit qe ndër pararendësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, duke u bërë edhe zona e parë e çliruar në të gjithë Shqipërinë.

Historia e kësaj treve me identitet të spikatur dhe me kontribute përcaktuese për fatet e lirisë së vendit, na dëshmon një popull qëndrestar në heroizmin e vet dhe të bashkuar sa herë i është dashur të përcaktojë fatet e të ardhmes së tij.

I lidhur me dashurinë e shpirtit me tokën dhe lirinë, heroizmi i popullit të Skraparit shkëlqeu më shumë se asnjëherë tjetër më parë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Populli dhe partizanët e Skraparit me luftën, gjakun dhe sakrificat e panumërta, i bënë nder Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

Ata u bënë simbol heroizmi, u bënë simbol krenarie dhe përkushtimi atdhetar, dhe të tillë janë e do të mbeten përjetësisht në panteonin e lavdisë së historisë sonë kombëtare, pavarësisht faktit që sot në 5 shtatorin e çlirimit të Skraparit, askush prej autoriteteve shtetërore të Shqipërisë antifashiste, nuk u kujtua të thotë një fjalë nderimi për atë popull, për atë trevë të larë në gjak e mbuluar me lavdi partizane.

Harrimi është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë së një klase politike që nuk e lidh më asgjë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Populli i Skraparit është krenar për historinë e vet.

Populli shqiptar është krenar për Skraparin dhe luftën partizane të popullit të Skraparit.

Ndaj sot në 5 shtatorin e çlirimit, përjetë nderim dhe mirënjohje partizanëve dhe popullit antifashist dhe liridashësh të Skraparit!

Etiketa: Çlirimi i Skraparitluan rama

Ju sugjerojmë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
Bota

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

15 Dhjetor, 2025 9:12 am
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

15 Dhjetor, 2025 9:10 am
Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur
Kronikë

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur

15 Dhjetor, 2025 8:45 am
Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
InstaBIZ

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…

15 Dhjetor, 2025 8:41 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi,15 dhjetor 2025

15 Dhjetor, 2025 8:38 am
Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Para
“Më drejtuan armën, si skenë filmi”, amerikania rrëfen situatën në Kabul

"Më drejtuan armën, si skenë filmi", amerikania rrëfen situatën në Kabul

COVID në Kosovë, regjistrohen 5 viktima dhe 318 raste të reja

Kosovë/ Bien rastet e reja me Covid-19, por rriten vdekjet

Ambulanca përplas për vdekje gruan

Elbasan/ 60-vjeçari ndërron jetë pasi ra teksa punonte në çati

TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
15 Dhjetor, 2025

Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar në Durrës, pasi ushtronin prostitucion në një apartament që kishin marrë qira në zonën e...

Lexo më shumë

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
15 Dhjetor, 2025

Australia është tronditur nga një sulm terrorist i përgjakshëm në plazhin Bondi të Sidneit, ku babai dhe djali i tij...

Lexo më shumë

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
15 Dhjetor, 2025

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në Bondi Beach në Sydnei të Australisë, ndërsa dhjetëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
15 Dhjetor, 2025

Shefja e re e shërbimit sekret britanik MI6, Blaise Metreweli, do të paralajmërojë se Rusia përbën një kërcënim “agresiv, ekspansionist...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com