Eduardo Camavinga vetëm 18-vjeç është zyrtarisht lojëtar i Real Madrid.
Marrëveshja me Rennes është arritur tashmë për 40 milion euro në total dhe futbollisti mund të udhëtojë menjëherë drejt Madridit për të nënshkruar kontratën deri në 2027.
Camavinga ka qenë një ndër mesfushorët më të kërkuar në Europë gjatë kësaj merkatoje, si nga PSG dhe Manchester United, por Real Madrid duket se bindi francezin e lindur në Angol.