Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasiu iu gjetën një sasi parash të falsifikuara dhe në një sasi tritoli në dyqanin e marrë me qera.
Autoritetet bëjnë me dije se është vënë në pranga Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave, si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol”, njofton policia./Opinion.al