Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.
Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar se vetëm 299 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit. Nga ana tjetër numri i viktimave ka pësuar një rritje rekord ku vetëm në 24 orë janë shënuar 32 viktima duke e çuar numrin e viktimave në total në 5901 që nga fillimi i pandemisë.
Raportohet gjithashtu nga ana e autoriteteve se numri i rasteve aktive është 14077./Opinion.al