Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se, situata paraqitet problematike në Majën e Rrunës në Kukës, ku po punojnë për shuarjen e flakëve helikopteri holandez dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë në qarqet e tjera situata është si më poshtë:
Qarku Kukës. Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Krahas helikopterit holandez ne terren janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Situara paraqitet problematike ne majen e Zeze.
Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Po mbahet nen kontroll, nuk paraqet rrezik.
Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, po mbahet nen kontroll nga zjarrfikësit lokale.
Qarku Shkodër. Zjarri në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, vazhdon puna per shuarjen e vatrave te vogla.
Qarku Vlorë. Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, po monitorohet nga punonjes te njesise administrative. Nuk ka rrezik per banesat.
Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vijon puna nga zjarrfikësit e bashkise Mirdite ne disa zona te caktuara per ta mbajtur zjarrin nen kontroll. Nuk paraqet rrezik per zona te banuara.
Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka intesitet te ulet dhe nuk paraqet rrezik per perhapje dhe zona te banuara. Vatra po mbahet ne monitorim.
Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë nuk paraqet rrezik per zone te banuar dhe po mbahet ne monitorim.
Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat. Gjatë mbrëmjes se djeshme zjarri eshte përhapur per shkak te erës. Sot po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e sherbimit pyjor. Zjarri nuk paraqet rrezik per banesa.
Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1 që kufizohet me Klosin), njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e bashkise Diber.
Qarku Tiranë. Zjarri në fshatin Mengël, njësia administrative Helmës, bashkia Kavajë nuk paraqet rrezik per zona te banuara, megjithatë ne terren krahas 40 trupave te FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e Kavajes, Rrogozhines dhe Tiranes./Opinion.al