OKB-ja ka vendosur të përdorë në pullat e saj postare imazhin e Nënë Terezës dhe një thënie të njohur të saj. “Jo të gjitha mund të bëjnë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Lajmin e ka ndarë në Facebook, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, e cila shkruan:
“Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, UN Stamps, nderon Nënën Terezë duke e vendosur në pulla postare foton e saj. Përmes kësaj pulle postare, kjo agjenci e OKB-së ka nderuar jetën dhe trashëgiminë e nobelistes Nëna Terezë për përpjekjet e saj të palodhshme ndaj njerëzve më me nevojë në botë”./Opinion.al