InstaBIZ

Bashkëshorti i Minaj tentoi ta përdhunonte, gruaja padit çiftin e njohur  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 14/08/21 |
Opi Nion

Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua, për të cilën Petty ishte dënuar për tentativë përdhunimi në 1994.  Gruaja, tani 43 vjeçe, ka ngritur një padi duke pretenduar se çifti e ngacmon atë në përpjekje për ta tërhequr akuzen, raportojnë mediat amerikane.

Petty kreu katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të adoleshentes së atëhershme. Vitin e kaluar ai u arrestua për faktin se nuk ishte regjistruar si një person që kishte patur dënim për tenatuivë përdhunimi.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për Rrethin Lindor të Nju Jorkut, gruaja pretendon se zonja Minaj i ofroi asaj 500,000 dollarë përmes një ndërmjetësi në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Petty.

Paditësja pretendon se, menjëherë pas arrestimit të Petty në vitin 2020, ndërmjetësi i dha reperit numrin e gruas. Minaj dyshohet se e ka telefonuar dhe i ka ofruar ta dërgojë atë dhe familjen e saj në Los Angeles, nëse ajo mund ta “ndihmojë”.

Oerta u refuzua, thotë padia. Gruaja gjithashtu pretendon se ajo hodhi poshtë ofertën e zonjës Minaj për tërheqjen e akuzës.

Sipas padisë, gruaja thuhet se i ka thënë zonjës Minaj: “Unë kam nevojë që ju të kuptoni si gruaja gruas, se kjo ndodhi”.

Gruaja më tej pretendon se brenda disa ditësh nga refuzimi i ofertave, ajo dhe familja e saj patën disa telefonata dhe vizita bezdisëse. Gruaja tha se nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga maji i vitit 2020 “për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve” nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Padia, e cila kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, thotë se ajo po jeton e fshehur pasi ka frikë nga hakmarrja. Ekipi ligjor i muzikantit ende nuk i është përgjigjur akuzave, sipas mediave amerikane. Minaj dhe Petty i njohën në vitin 2018 dhe njoftuan një vit më vonë se ishin martuar. Çifti kanë një djalë 11 muajsh./Opinion.al

Pas