Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Policia njofton se një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur teksa ishte futur për tu larë në det.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar me inicialet P.Gj. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./ Opinion.al