Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Identifikohen viktimat e aksidentit, familjarët presin 10 trupat e pajetë

2021/07/27 at 8:34 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Identifikohen viktimat e aksidentit, familjarët presin 10 trupat e pajetë

Të gjitha viktimat e aksidentit tragjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, kanë arritur të identifikohen.


Kujtojmë se një autobus i linjës Frankfurt-Kosovë doli nga rruga dhe u rrokullis, duke iu marrë jetën 10 pasagjerëve dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Autoritetet në Kosovë janë shprehur se po vazhdojnë bashkërendimin me autoritetet kroate për të ndihmuar të plagosurit, të cilët vazhdojnë të trajtohen në spitalin e qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.

Viktimat tashmë janë identifikuar dhe siç ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, deri ditën e nesërme [e martë], pritet të kryhet autopsia dhe trupat e të ndjerëve të kthehen në Kosovë.

Bëhet me dije se Komuna e Gjakovës me rrethinë është ndër më të goditurat nga ky aksident.

Qysh në orët e para të mëngjesit u kuptua se njëri nga shoferët e autobusit të aksidentuar, që kishte ndërruar jetë, ishte nga Gjakova. Naser Sylmetaj nga Gjakova kishte një vit që po ushtronte këtë profesion.

Vëllai i Naserit thotë se ai kishte mbajtur familjen me këtë punë dhe nuk kishte ndonjë angazhim tjetër.

Edhe Valentina Zhubi Binakaj nga Deçani e martuar në Gjakovë bashkë me vajzën e saj Erleta Binakaj [nga Gjakova] kanë humbur jetën në këtë aksident fatal.

Xhaxhai i Erletës, Rasim Binakaj, thotë se kjo do të ishte vizita e dytë e mbesës dhe nënës së saj në Kosovë brenda këtij viti, por që fatkeqësisht tashmë po i presin trupat e tyre të pajetë.

Edhe Leonora Gjotaj-Kolmekshaj nga Juniku e martuar në Gjakovë humbi jetën në këtë aksident. Viktima në udhëtim ishte bashkë me dy fëmijët e saj e që për fat të mirë ata shpëtuan.

Në mesin e atyre që nuk i mbijetuan këtij aksidenti ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci. Familjarët e Kujtimit thonë se ai ishte nisur nga mërgimi për në Kosovë pasi me 6 gusht do të martonte vëllain.

Edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Rahoveci ishte nisur nga Frankfurti për në vendlindje, por që tragjedia ja la udhëtimin në gjysmë pa arritur dot vendlindjen.

Në mesin e 10 viktimave të aksidentit të tmerrshëm në Sllavonski Brod të Kroacisë, është edhe 55 vjeçari, Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit.

Djali të ndjerit, Valmiri, tregon se babai Hameti i cili prej shumë vitesh jetonte dhe punonte në Shtutgart të Gjermanisë, ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes, pa e menduar se atij dhe disa bashkudhëtarëve tjerë do të iu ndodhte më e keqja.

Sevdail Rrustemi nga Podujeva kishte shkuar në Gjermani disa vite më parë, derisa para pak muajsh ai kishte arritur të marrë edhe familjen atje.

Ai ditën e diel ishte nisur bashkë me gruan dhe fëmijët për në Kosovë, por aksidenti i rëndë në Kroaci atij ja mori jetën, derisa gruaja dhe dy fëmijët që për fat të mirë shpëtuan.

Edhe Gjyle Maloku nga Juniku dhe Alinda I. nga Peja ishin ndër viktimat e një prej aksidenteve më të rënda që ka ndodhur në Kroaci.

Të dielën në mëngjes, një autobus nga Kosova u aksidentua në autostradën ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë afër Slavonski Brodit. Autobusi që ishte nisur nga Gjermania për në Prishtinë, kishte më shumë se 60 udhëtarë. Autoritetet kroate e përshkruan aksidentin si “një nga aksidentet më të rënda”.

Etiketa: aksidentkosovekreaci


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Emigranti politik:Historia tragjike e familjes nën regjimin e Enver Hoxhës

Emigranti politik:Historia tragjike e familjes nën regjimin e Enver Hoxhës

Avokati i Manuelës: S’ ka dhënë lekë për operacionin, mendoi se duheshin

Mbyllen hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, sot komunikohen akuzat

EMRI/ Falsifikonte teste të COVID-19, policia arreston një person

EMRI/ Falsifikonte teste të COVID-19, policia arreston një person
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}