Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronarët e lokaleve në Vlorë letër Ramës: Zgjat orarin dhe lejo muzikën

2021/07/16 at 3:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pronarët e lokaleve në Vlorë letër Ramës: Zgjat orarin dhe lejo muzikën

Pas protestës së pronarëve të bizneseve në Kamëz, kanë qenë pronarët e lokaleve në Vlorë, të cilët  përmes një letre i kanë kërkuar kryeministrit, Edi Rama që të lejojë aktivitetin pas orës 24:00 e po ashtu edhe muzikën.


Në letër thuhet se sjellja e Policisë së Shtetit në shumë raste ka dhunuar verbalisht dhe psikologjikisht disa nga pronarët e bizneseve dhe ka vepruar në mënyrë të njëanshme dhe abuzive. Po ashtu theksohet se Shqipëria nuk është vendi me turizmin më konkurrues në rajon. pasi sipas tyre turistët po shkojnë drejt vendeve fqinje pikërisht për këtë fakt.

Në të tilla kushte në rast të mos marrjes në konsideratë të problemit të tyre pronarët e lokaleve paralajmërojnë mbylljen e bizneseve si hap të parë deri në përshkallëzime të mëtejshme duke hequr të gjithë personelin nga puna dhe ndërprerjen e pagesave të taksave dhe detyrimeve.

LETRA E PLOTË
Ju njoftojmë se ne, përfaqësuesit, pronarët e aktiviteteve të shërbimit të Bar-Restaurant-Lounge të qytetit të Vlorës dhe në veçanti të zonës së Lungomares, duke mos marrë zgjidhje nga Prefektura dhe Policia e Shtetit për kërkesat tona për lejimin e ushtrimit të aktivitetit tonë përtej orës 24:00 dhe për mbajtjen e muzikës brenda normave të lejuara me ligj sipas fashës orare, vendosim t’ju drejtohemi ju me këtë kërkesë zyrtare për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Situata është e patolerueshme, e bërë e tillë edhe nga sjellja e Policisë së Shtetit, e cila në shumë raste të dokumentuara ka dhunuar verbalisht dhe psikologjikisht disa nga ne dhe ka vepruar në mënyrë të njëanshme dhe abuzive.

Gardh me makina policie përpara subjekteve tona në orën 22:00 për muzikën, gardh edhe më i theksuar me patrullim policor në orën 24:00.
Kufizimet e vendosura janë absurde dhe veprohet në mënyrë të padrejtë dhe preferenciale. Bizneset tona mbyllen me dhunë demonstrative në orën 24:00 kur është kulmi i lëvizjes së qytetarëve dhe kjo gjë është totalisht e papranueshme dhe e pahijshme për imazhin e turizmit në qytetin tonë. Lëvizja e lirë vazhdon, bizneset tona ndalohen. Ndërkohë Tirana vazhdon me grumbullime masive me qindra e mijëra njerëz, si rasti i Finales së Europianit në Tiranë, ku kryebashkiaku mblodhi mijëra njerëz në shesh për të parë ndeshjet, të cilat zakonisht mbaruan pas orës 23:00. E me radhë po të shikosh “Instagramin” dhe “Facebook”, ka postime nga dhjetëra biznese në Tiranë, në Gjirin e Lalzit, biles deri në Memaliaj, ku festohet deri në 2:00 të mëngjesit me muzikë ‘live’ e qindra persona pjesëmarrës. Po ne pse penalizohemi??
Ndërkohë jemi të parët të interesuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dhe të ndalohet çdo individ i papërgjegjshëm që gjeneron dhunë apo sjellje të pahijshme ndaj turistëve.

Po ju drejtohemi si Kryeministër i Shqipërisë, si mbrojtës i interesave ekonomike të zhvillimit kombëtar, paralelisht me atë shëndetësor me këtë kërkesë:
1. Ju lutemi shfuqizoni aktin normativ Nr.3. dt. 15/03/2020 që na kufizon të drejtën tonë kushtetuese për të ushtruar të lirë aktivitetin tonë jetik. Ky akt normativ me kufizimet e tij duke mos reflektuar paralelisht me ulje taksash apo subvencione po na falimenton.
2. Lejoni ushtrimin e aktiviteteve muzikore nëpër vendet dhe bizneset që i plotësojnë këto kushte të paktën deri në orën 24:00 dhe lejoni bizneset të operojnë të paktën deri në orën 02:00.
Në të tilla kushte trysnie, ne nuk kemi si të jemi një vend me turizëm konkurrues në rajon. Kohët e fundit jemi informuar me lajmet më të fundit se si turistët po shkojnë drejt vendeve fqinje pikërisht për këtë fakt. Vende si Mali i Zi, Greqi, Turqi etj.
Ndaj të detyruar në të tilla kushte kemi vendosur se në rast të mos marrjes në konsideratë të problemit tonë, ne kemi vendosur bashkërisht për të mbyllur bizneset tona si hap të parë deri në përshkallëzime të mëtejshme duke hequr të gjithë personelin nga puna dhe si me çdo biznes që mbyllet ne ndërpresim edhe pagesat e taksave dhe detyrimeve.

 

Etiketa: lokalipronarërtvlore


Ju sugjerojmë

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt
Bota

Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt

2 Dhjetor, 2025 5:16 pm
Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit
Bota

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

2 Dhjetor, 2025 5:06 pm
Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion
Kryesore

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

2 Dhjetor, 2025 4:43 pm
Para
Covid-19, Kosova regjistron 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Kosova regjistron 11 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë

Tension në det, anija turke hap zjarr ndaj patrullës greke

Emrat/ SPAK mbyll një tjetër dosje, çon për gjykim 24 të pandehur

Emrat/ SPAK mbyll një tjetër dosje, çon për gjykim 24 të pandehur
















TE FUNDIT

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
2 Dhjetor, 2025

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Maliq

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
2 Dhjetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq. Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
2 Dhjetor, 2025

Pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi...

Lexo më shumë

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
2 Dhjetor, 2025

Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren në çdo hap, është vendosur një monument që rikthen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com