Italia ka regjistruar vetëm në 24 orët e fundit 888 raste me koronavirus në 24 orët e fundit nga 440,872 teste të kryera.
Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 13 qytetarë.
Rajoni ku janë konfirmuar më shumë të infektuar për sot është Lazio me 172 të infektuar, e ndjekur nga Sicilia (+150), Emilia Romagna (+118), Veneto (+76) dhe Campania (+69).
Nga ana tjetër mësohet se numri total i të infektuarve u rrit në 4,3 milionë kurse ai i viktimave në 127,788. Të shëruarit për sot janë 1,529, ndërsa totali ka shkuar në 4,1 milionë që nga fillimi i pandemisë.
Shkalla e pozitivitetit në vend është 1.2%. /Opinion.al