Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjeni të infiltruarit”/PD-Ramës:Këta drejtorë policie janë të inkriminuar

2021/07/08 at 3:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gjeni të infiltruarit”/PD-Ramës:Këta drejtorë policie janë të inkriminuar

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e sotme iu kërkoi drejtorëve të Policisë së Shtetit, të gjejnë policët e infiltruar.


Nga selia blu, deputeti i zgjedhur i PD-së, Enkeled Alibeaj denoncoi me emra drejtorët e policisë për të cilët tha se janë të inkriminuar.

Sipas tij, Gjovalin Loka, është i shkarkuar nga Drejtor i Rendit Publik pasi ka nxjerrë të dhëna për llogari të një grupi kriminal në veri, që është përfshirë në kanabzimin e Shkodrës dhe Lezhës, i përfshirë gjithashtu në procesin zgjedhor në Elbasan.

Alibeaj përmend edhe Edmond Tragën, për të cilin thotë se është emëruar në Berat, një nga zonat më të begata për kultivimin e hashashit, që shkon aty me eksperiencën me të cilën lejoi kanabizimin e Dibrës kur qarku u kthye në hambar droge. Vijon me, Neritan Nallbatin, i cili sipas tij është lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi.

Po ashtu Alibej thotë se Lorenc Shehu është gjobvënës për subjektet e OFL-së, u përfshi në fushatën zgjedhore me grupet kriminale të Shijakut, në shërbim të Ardian Celën dhe Vangjush Dako dhe përfundon deklaratën me Niko Brahimaj, që sipas SHISH paguhej për informacionet që jepte, dhe ka favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Deklarata e plotë

Shqiptarët dëgjuan sot kryeministrin në rolin e shejtanbudallait,  që pas 2 mijë e 920 ditësh, pra 8 vitesh, në një pushtet të fituar me mbështetjen e krimit dhe që e ushtron në mbështetje të krimit, t’u japë 100 ditë afat drejtuesve të policisë për të gjetur të infiltruarit në rreshtat e forcave të rendit.

Shqiptarët dëgjuan themeluesin e modelit të bashkëpunimit me krimin, atë që futi njerëz me rekorde kriminale në parlament, bashki dhe administratë, të zgjohet një ditë vere dhe të flasë për bashkëpunim të policisë me krimin.

Fatkeqësisht kjo nuk është shaka, madje kjo nuk mund të quhet më as hipokrizi, kjo është një lojë për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, që vuajnë modelin e krijuar nga Edi Rama, atë të bashkëqeverisjes me krimin.

Ndaj edhe situata e rendit dhe sigurisë në vend nuk mund të kishte rezultat tjetër, përveç revanshit të krimit që ndihet i paprekshëm pasi ka shërbyer pushtetin në rrëmbimin e të drejtës të qytetarëve për të votuar të lirë. Prej vitesh Partia Demokratike ka mbështetur policët e ndershëm të tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi.

Ne e dimë që një polic që kërkon t’i shërbejë ndershmërisht qytetarëve, nuk mund të ndihet i sigurt në ushtrimin e detyrës së tij kur sheh që kryeministri u bën peshqesh, jo një, por dy ministra të lidhur me krimin. Po ashtu e dimë, sikurse e di çdo shqiptar, që policia nuk mund të ketë asnjë forcë përballë krimit, kur me urdhër politik një pjesë e saj përdoret për të ruajtur parcelat e hashashit apo si punëtorë krahu për të ngarkuar gomonet e trafikantëve.

Shqiptarët e dinë që policia e drejtuar nga ushtarët e Edi Ramës, nuk u shërben atyre por interesave të oligarkëve, kur forcat e rendit përdoren për të hedhur gaz lotësjellës për të nxjerrë fëmijë 5 vjeçarë nga shtëpitë e tyre për të mbrojtur grabitjen e pronës nga mafia e ndërtimit, apo për të shembur në mënyrë barbare  dhe antikushtetuese Teatrin Kombëtar. Shqiptarët e kanë të qartë se asnjë punojnës i ndershëm i policisë nuk vepron dot kundër krimit, kundër të fortëve, për sa kohë ata janë ortakë të pushtetit.

Prandaj nëse Rama kërkon të infiltruarit në policinë e shtetit, le të fillojë të pyes veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë. Duke nisur nga Ardi Veliu, që jo më larg se 3 muaj më parë, mashtroi shqiptarët për të mbuluar lidhjet e Ramës me kriminelët që blenë vota për të në Elbasan.

Gjovalin Loka, i shkarkuar nga Drejtor i Rendit Publik pasi ka nxjerrë të dhëna për llogari të një grupi kriminal në veri, që është përfshirë në kanabzimin e Shkodrës dhe Lezhës, i përfshirë gjithashtu në procesin zgjedhor në Elbasan.

Edmond Traga, i emëruar në Berat, një nga zonat më të begata për kultivimin e hashashit, që shkon aty me eksperiencën me të cilën lejoi kanabizimin e Dibrës kur qarku u kthye në hambar droge. Neritan Nallbati, i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi, apo Oltion Bitri, mik personal i Ardi Veliut, i njohur si gjobvënës i lokaleve të bllokut dhe ushtrues presionesh gjatë zgjedhjeve të ndryshme në favor të pushtetit.

Lorenc Shehu, gjobvënës për subjektet e OFL-së, që u përfshi në fushatën zgjedhore me grupet kriminale të Shijakut, në shërbim të Ardian Celën dhe Vangjush Dako. Apo Niko Brahimaj, që sipas SHISH paguhej për informacionet që jepte, dhe ka favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi. E kështu me rradhë mund të listohen emrat e gjithë kësaj rokade që Rama quan reformë, por që në të vërtetë mund të përkufizohet si reformimi i klanit të sekserëve të Ardi Veliut.

Shqiptarët dhe familjet e tyre nuk meritojnë këtë tallje me rendin dhe sigurinë. Policët e ndershëm nuk meritojnë riciklime që shërbejnë vetëm si makiazh për regjim, ndërkohë që shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin. Policia e Shteti do t’u ktheht qytetarëve vetëm kur  të ndëshkohet modeli i krijuar nga Edi Rama, vetëm kur të  kur të ndëshkohen lidhjet e pushtetit me krimin./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
Bota

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

20 Qershor, 2026 10:59 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

20 Qershor, 2026 10:47 am
Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

20 Qershor, 2026 10:29 am
PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
Para
Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, vetëm një viktimë

Kosovë/ 2 humbje jete dhe 8 raste të reja me Covid në 24 orë

Kryebashkiaku i PS:Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë, tani marr më pak

Kryebashkiaku i PS:Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë, tani marr më pak

Me shpejtësi vrastare e të dehur, çfarë ka kapur policia 24 orët e fundit

Me shpejtësi vrastare e të dehur, çfarë ka kapur policia 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
20 Qershor, 2026

Kryeministri Rama u ndal gjatë mbledhjes së grupit parlamentar te PS te debati i zhvilluar rreth projektit në Zvërnec, duke...

Lexo më shumë

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shekulli i XXI po prodhon proletariatin e Algoritmit. Sipas kryeministrit Rama, fuqia e algoritmit...

Lexo më shumë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke thënë se në epokën e...

Lexo më shumë

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i konsideroi  protestat e qytetarëve për pakënaqësitë ndaj klasës poltike, dhe projektin në Zvërnec si një shembull...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}