Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga COVID në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste te reja nga 2,907 testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.
Rastet e reja me COVID-19 janë shënuar në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i pandemisë.
Statistika (6 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,907
Testime totale 821,526
Raste pozitive 132,544
Raste të shëruara 130,033
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Korçë 5
Lezhë 2
Fier 1/Opinion.al