Rajoni

Konfirmohen 3 raste me variantin “Delta” të Covid në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 06/07/21 |
Opi Nion

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe tre raste të tjera me variantin “Delta” të koronavirusit.

Sipas raportimeve të mediave vendase një nga rastet pozitive është 43-vjeçar nga Velesi i cili ndodhet i shtruar në repartin infektiv të Spitalit të Velesit.

Ndërkohë, dy rastet e tjera janë konfirmuar në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup.

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë, të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.

“Në Laboratorin për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Spitalin Klinik Zhan Mitrev në Shkup dje u identifikuan dy pacientë pozitivë me llojin delta të SARS-CoV-2 (B.1.617.2), i cili zyrtarisht konfirmoi që ky lloji i virusit është përhapur në Maqedonia”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas