Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mimi Kodheli fjalim lamtumire në Kuvend:Shpresoj të shihemi së shpejti

2021/06/24 at 1:21 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mimi Kodheli fjalim lamtumire në Kuvend:Shpresoj të shihemi së shpejti

Deputetja Mimi Kodheli ka mjabtur fjalën e saj në seancën e fundit të saj në Kuvendin e Shqipërisë.


Kodheli është shprehur se qëllim i saj ka qenë i qartë si përfaqësuese e popullit dhe angazhimi maksimal, duke dal kështu nga rendi i ditës së punës së Kuvendit.

Ndër të tjera në fjalën e saj Kodheli shprehet se ajo nuk ka bërë mrekullira, madje edhe Kuvendi në 30 vite shumë gjëra nuk ka ditur ti bëjë mire, ose nuk i ka bërë fare.

Megjithatë në fjalimin e lamtumirës Kodheli shpreson të shihet sërish me deputetët ndërkohë falenderoi disa figura, mes të cilëve dhe Edi Ramën.

‘’Do dal pak nga diskutimi. Të nderuar kolegë, kur e pyetën presidenten e parë të parlamentit Italisë, çdo të thotë të bësh politikë, ajo u përgjigj të dëgjosh arsyetimin e të tjerëve. Nuk e di sa e kemi bërë, por di që edhe nëse e kemi bërë, nuk e kemi bërë mjaftueshëm.

Nuk është e vetmja gjë që mund e duhet të bënim më mirë. Në këtë sallë është konsumuar retorikë politike totalisht e panevojshme ,fjalë fyese, janë thënë të paqena dhe janë bërë veprime që nuk i shkojnë për shtat as qytetarit më të thjeshtë, aq më pak një përfaqësuesi të tij. Kjo është bërë thuajse gjithmonë në emër të ppopullit. Por ndërkaq ka patur debate konstruktive, janë bërë ligje e reforma të vlefshme, janë pritur e përcjellë miq të Shqipërisë dhe shumë e shumë punë të mira.

Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është kohai  rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo folotre mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respect e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën.

Më lejoni, pa rënë në patetizëm, të tejçoj disa falenderime , faleminderit Gramoz Ruçi për lidershipin në politik dhe leksionin së fundmi, faleminderit kolegë socialist të legjislaturave. Faleminderit kolege, gra, vajza e nëna të shoqërisë shqiptare.

Faleminderit kolegëve të tjerë të partive të tjera që kam bërë debate, kemi dialoguar. Faleminderit gjithë socialistëve e socialisteve nga Bjeshkët e Nemuna në Finiq.

Faleminderit atyre qytetarëve, që më mbështetën, që me besimin tek unë kanë qarë e qeshur, janë lodhur e kanë bërë beteja, por dhe kanë festuar. Atyre të rinjve që kanë parë një model apo një shoqe, pavarësisht se në moshë isha sa nëna e tyre.

Ndjesë të madhe të gjithë atyre të njohurve e të panjohurve që nuk i jam përgjigjur siç do të doja. Unë nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë dhe angazhimi maksimal.

Faleminderit Edi Rama për çfarë ke ditur të jesh, bashkëpuntor, mik dhe lider. Faleminderit për mundësinë për ti shërbyer atdheut, meqë jemi tek atdheu. Dy fjalë për të ardhmen. Duhet të kemi besim tek e ardhmja, të ardhmen që ia kemi borxh atdheut tonë të dashur e të patjetërsueshëm.

Një mik thotë se dashuria për atdheun s’ka arsye, është e ngjizur. Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye dhe ta dëgjojmë arsyetimin e njëri-tjetrit. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve të rëndësishëm, çdo punë e bërë pa egoizëm, i bën mirë vendit.

Shpresoj të shihemi së shpejt, duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë sesionit të ri parlamentar. ‘’- tha Kodheli në Kuvend./Opinion.al

Etiketa: fjalimkuvendMimi Kodheli


Ju sugjerojmë

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
Aktualitet

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 Tetor, 2025 12:15 pm
Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
Politikë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

16 Tetor, 2025 11:38 am
Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

16 Tetor, 2025 11:14 am
Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Para
Prangoset prifti në Greqi, denoncuesja: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç

Prangoset prifti në Greqi, denoncuesja: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç

VIDEO/ Momenti kur Caroline luante me të bijën pak para se burri ta mbyste

Nëna e Caroline kërkon kujdestarinë e vajzës: Në Athinë do konsiderohet...

7 persona të vdekur nga temperaturat e larta në Europë

I nxehti pushton vendin, IGJEUM: Rrezik i lartë për zjarr në këto qarqe
















TE FUNDIT

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
16 Tetor, 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar replikat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një tjetër reagim të fundit po sot, një...

Lexo më shumë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
16 Tetor, 2025

I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend. Deputetja...

Lexo më shumë

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
16 Tetor, 2025

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë,...

Lexo më shumë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
16 Tetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “X” ndaj një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com