Anita dhe Ramush Haradinaj shpesh ndajnë foto nga familja dhe fëmijët e tyre.
Kësaj rradhe çifti ka publikuar në rrjetet sociale foton e vajzës së tyre, teksa sipas Anitës ajo ka mbyllur një kapitull të shkollës, për të filluar me një kapitull të ri si e quan nëna e saj “rrugëtim me 4 korsi”.
Hana Haradinaj ndonëse nuk njihet shumë për publikun e gjerë, është vajza e politikanit kosovar Ramush Haradinaj dhe moderatores Anita Mucaj Haradinaj.
Siç bëhet me dije nga Anita, vajza e tyre ka përfunduar shkollën dhe Anita i uron më të mirat në rrugëtimin e ri.
“Hane, nga ketu fillon rrugetimi i jetes ne 4 korsi! Shendeti, fati, suksesi dhe dashuria! Uroj te ecesh drejt pa gabime dhe sigurte! @ramushharadinajks” ka shkruar Anita./Opinion.al