Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe Gjermania zhvillojnë bisedime për çështjen e gazsjellësit rus

2021/06/01 at 7:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe Gjermania zhvillojnë bisedime për çështjen e gazsjellësit rus

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar diskutime në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për gazjellësin Rrjedha Veriore 2. Bisedimet po mbahen në Uashington, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai tha se është në interesin e Gjermanisë që të arrijnë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.


“Nuk do të jetë e lehtë dhe mund të mos ndodhë shpejt, por unë kam besim se do të kemi sukses në arritjen e një zgjidhjeje”, tha Maas pa dhënë më shumë detaje.

Rreth 95 për qind e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit nga Rusia kanë përfunduar dhe i gjithë projekti pritet të finalizohet në muajin shtator. Ndërtimi i tij kishte shkaktuar përplasje mes administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe Berlinit. Që kur e mori detyrën në janar, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është në përpjekje për të përmirësuar raportet me Evropën.

Mediat gjermane raportuan se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dërguar dy ndihmësit e saj më të afërt në Uashington për të punuar në një marrëveshje kompromisi përpara vizitës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në Evropë në mes të qershorit.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se tubacioni do ta bëjë Evropën më të varur nga furnizimet e energjisë ruse dhe do të anashkalojë Ukrainën, e cila mbështetet në tarifat e tranzitit të gazit. Qeveria gjermane ka refuzuar të ndalojë punën e projektit, duke thënë se kjo është një çështje e brendshme. Biden, ka thënë se gjermanët janë të vetdijshëm për shqetësimet amerikane.

Ai gjatë qëndrimit në Evropë pritet të takohet me kancelaren Merkel si dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Më 19 maj administrata e Bidenit sanksionoi disa kompani dhe anije për punën e tyre në projektin Rrjedha Veriore 2, por hoqi dorë nga sanksionet për kompaninë Nord Stream 2 AG që qëndron prapa projektit dhe shefin ekzekutiv të saj, Matthias Warnig, një aleat i ngushtë i Putinit. Kompania ruse e energjisë Gazprom, që kontrollohet nga shteti, është aksionare kryesore në kompaninë Nord Stream 2 AG me qendër në Zvicër./ REL

Etiketa: gazi rusgjermaniashba


Ju sugjerojmë

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
Bota

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 8:28 am
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

18 Qershor, 2026 8:23 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 18 qershor 2026

18 Qershor, 2026 8:20 am
Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Para
Tymi i cigares shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës, si ndalohet

Tymi i cigares shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës, si ndalohet

BE miraton planin e rimëkëmbjes

BE miraton planin e rimëkëmbjes

Spartak Braho: Ilir Meta më ka thënë se varri na ndan

Spartak Braho: Ilir Meta më ka thënë se varri na ndan
















TE FUNDIT

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve dhe të rikthejë lëvizjen normale...

Lexo më shumë

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
18 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet brenda 48 orëve, ndërsa theksoi se...

Lexo më shumë

Horoskopi, 18 qershor 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
18 Qershor, 2026

Dashi Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do...

Lexo më shumë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}