Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion që po udhëtonte drejt Kosovës. Sikurse shohim në videon e mëposhtëme një sherr ka ndodhur mes dy personave në bordin e avionit.
Të dy këta persona janë shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që në video shihet se përplasja ka qenë shumë e dhunshme.
Sherri ka ndodhur mes vjehrrit dhe dhëndrit të tij ndërsa është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë që sherri të përfundonte.
Ndërkohë që personat e tjerë në avion kanë qenë shumë të shqetësuar. Nuk dihet ende nëse dy qytetarët e përfshirë në sherr janë arrestuar nga policia kur avioni ka zbritur në tokë.